RMV, të martën do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se gjatë fundjavës do të bëhet shpërndarja e vaksinave, kurse të martën do të fillojë procesi i vasinimit kundër gripit sezonal, njofton Portalb.mk.

“Kanë arritur të gjitha vaksinat kundër gripit. Gjatë fundjavës do të bëhet shpërndarja. Pikat e vaksinimit janë të gatshme, në Shtëpinë e shëndetit dhe në qendrat për shëndet publik dhe vaksinimi do të fillojë të martën”, deklaroi Filipçe.

Përndryshe, çmimi privat i këtyre vaksinave është 800 denarë, 150 denarë më i shtrenjtë se vitin e kaluar, për shkak se, siç janë shprehur nga Ministria e Shëndetësisë një javë më parë, tani çmimi i blerjes së vaksinës është 650 denarë, kurse 160 denarë janë harxhime manipulative (material i harxhuar).

Vaksinimi do të jetë falas për grupet e rrezikut të përcaktuara si në vijim:

  • Të moshuarit (mbi 65 vjet)
  •  Personat me sëmundje kronike
  • Punonjësit e shëndetësisë
  • Gratë shtatzëna
  •  Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç

Imunizimi sezonal kundër gripit në Qendrën Shëndetësore Shkup do të bëhet në 6 poliklinika në territorin e Shkupit, edhe atë si vijon:

  • Poliklinika Gjorçe Petrov
  • Poliklinika Bukuresht
  • Poliklinika Çair
  • Poliklinika Bit Pazar
  • Poliklinika Çento
  • Poliklinika Jane Sandanski

Imunizimi, do të bëhet me rekomandim të mjekut amë, përmes Termini im në periudhën nga ora 14:00 deri në 19:00. Vaksinat komerciale të gripit sezonal sigurohen nga Qendra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button