Policia gjermane bastisi shtëpitë e 4 personave të lidhur me sulmuesin në Vjenë

Policia gjermane ka bastisur shtëpitë dhe bizneset e katër personave të lidhur me simpatizantin e ISIS-it, i cili kreu sulmin vdekjeprurës në Vjenë këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia federale njoftoi të premten se oficerët, përfshirë anëtarët e njësisë anti-terrorizëm GSG9, kontrolluan disa hapësira në qarkun Osnabrueck, Kassel dhe Pinneberg.

Policia tha se ndërsa personat nuk dyshohen aktualisht për përfshirje në të shtënat e së hënës, ka prova se ata kishin lidhje me sulmuesin.

Autoritetet në Austri kanë identifikuar sulmuesit si 20-vjeçarin Kujtim Fejzullai, i cili kishte dy shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ishte dënuar më parë për përpjekjen për t’u bashkuar me DEASH-n në Siri. Ai u la i lirë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Një hetim ka nisur se pse Austria nuk e vendosi Fejzullain nën vëzhgim, megjithëse autoritetet sllovake raportuan se ai u përpoq të blinte municion për pushkë në një dyqan në Bratislavë në korrik.

Ndryshe, Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka pranuar nga policia austriake Kërkesë për bashkëpunim dhe informata për sulmin terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button