HEC-et e vogla dhe aktivitetet e lejuara ishin çështjet kryesore në debatin publik për shpalljen e Sharrit park kombëtar

Mali Sharr duhet të bëhet park kombëtar dhe kështu të mbrohet biodiversiteti, bukuria dhe veçoritë e tij. Ky është rekomandimi nga Ministria e mjedisit jetësor për publikun dhe banorët e komunave që gravitojnë në këtë zonë, i cili u përsërit edhe një herë në debatin publik që u mbajt sot onlajn përmes platformës ZOOM, për shkak të kufizimeve aktuale për shkak të pandemisë me kovid, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përveç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe lokale dhe ekspertëve, në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të popullatës lokale, shoqatave të gjuetisë dhe eko-aktivistë. U shpjeguan kufijtë e parkut të propozuar kombëtar dhe një nga pyetjet më të rëndësishme për të cilën publiku kërkoi përgjigje ishte statusi i hidrocentraleve të vogla. Siç parashikn ligji për shpalljen e Sharrit Park Kombëtar të Kategorisë II, nëse HEC-i është i vendosur në zonën për përdorim të qëndrueshëm, ai do të jetë në gjendje të vazhdojë të funksionojë me masa të caktuara për mbrojtjen e natyrës.

Ndërsa ato që hyjnë në zonën e menaxhimit aktiv do të duhet të kenë një rrip sigurimi përmes të cilit do të amortizohet ndikimi i tyre në mjedis. Kjo do të vlejë edhe për hidro sistemin “Ujërat e Sharrit”, që pjesërisht kalon në zonën e menaxhimit aktiv. Në debat u theksua se popullsisë së fshatrave që gravitojnë drejt zonës aktive të menaxhimit, me shpalljen e parkut kombëtar, nuk do t’u ndalohet lëvizja, as të kenë dispozicion pronat e tyre.

Organizata jo-qeveritare “Eko-vetëdija” (Eko svest) vuri në dukje se në ligj nuk ka rripa mbrojtës për HCV Gabrovska 104 dhe HCV Odranska 105, ndërsa në Studimin e vlerësimit theksohet nevoja që ato të ekzistojnë, por thotë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për t’i vendosur ato.

“Vlerësojmë se të gjitha zonat e identifikuara si të nevojshme në studim duhet të përfshihen në versionin e parë të ligjit në mënyrë që të mos lënë pyetje të hapura, të cilat ne tashmë e dimë se ekzistojnë. Ne rekomandojmë që aktivitete të ndërmerren që në periudhën e konsultimit për të mbledhur të dhënat e nevojshme për këto rripa të sigurisë dhe për t’i përfshirë ato në ligj përpara se ai të hyjë në procedurën parlamentare,” theksuan nga Eko-vetëdija.

Miratimi i ligjit për shpalljen e Sharrit park kombëtar, sipas Studimit të vlerësimit, do të mundësojë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe ruajtjen e origjinalitetit të zonës. Dokumenti parashikon që nevojat e popullatës të plotësohen në planin afatgjatë në përputhje me nevojat e natyrës, zona do të promovohet si destinacion turistik dhe të inkurajohen blegtoria dhe bujqësia tradicionale.

Ministri Naser Nuredini theksoi se propozimi për shpalljen e një pjese të Malit Sharr nuk do të ketë pasoja negative për banorët. “Është shumë e rëndësishme të mbrohet mali Sharr, të ruhet natyra në mënyrë të qëndrueshme dhe ta lihet si trashëgimi për fëmijët tanë. Në të njëjtën kohë, mbrojtja do të mundësojë zhvillimin e një ekonomie të gjelbër, sepse është shumë e rëndësishme se si e zgjedhim atë për të menaxhuar Malin Sharr”, tha Nuredini.

Nga ministria theksojnë se shpallja e Malit Sharr për park kombëtar nuk do të thotë ndalim i disa aktiviteteve por do të nënkuptojë mundësi për aktivitete të reja duke vendosur rregull dhe duke siguruar menaxhim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të burimeve natyrore dhe përmirësimin e jetës së brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. Ministria thekson se statusi park kombëtar do të thotë mbrojtje e pasurisë së madhe natyrore që përfshin 1.260 specie bimësh, 32 prej të cilave janë endemike, për jetën e pasur të egër, duke përfshirë ariun e kaft, cjapin e egër, rrëqebullin dhe ujkun. Mali Sharr është i treti në Ballkan për nga numri i liqeneve akullnajore, gjithsej 30, nga të cilat 21 janë të përhershëm.

“Sharri siguron një shtëpi për mbi 20,000 njerëz vetëm në mal, jeta e të cilëve varet gjithashtu nga cilësia e mjedisit përreth tyre. Të shpallësh një zonë park kombëtar nuk do të thotë të ndalosh të gjitha aktivitetet njerëzore. Përkundrazi, kjo nënkupton njohjen e ekzistencës së një pasurie unike natyrore në një rajon të caktuar dhe dhënien e mundësisë dhe mënyrës për ruajtjen e saj, duke i respektuar të drejtat e banorëve të atij rajoni, por edhe detyrimet e tyre për përdorim të mençur të burimeve natyrore në mal, për ta ruajtur për gjeneratat e ardhshme”, theksojnë nga ministria.

Parqet kombëtare, shtojnë ata, janë tërheqëse edhe për investime dhe donacione të huaja, të cilat ofrojnë mbështetje financiare për ruajtjen e natyrës, por edhe për ruajtjen e vlerave tradicionale në zona të tilla. Në këtë mënyrë, komunave që ndërlidhen me parkun e ardhshëm kombëtar u hapet qasja në fonde të reja dhe burime të financimit. Parku kombëtar do të nënkuptojë mbrojtje nga prerjet ilegale, erozionin dhe përmbytjet, por edhe zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë tradicionale dhe aktiviteteve të tjera që do të forcojnë markën Sharr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button