RMV, ajri në tetor ishte i ndotur pothuaj sa vitin e kaluar, deri tani ‘Plani për ajër të pastër’ pa asnjë efekt

Stacioni i ri i matjes në Gjevgjeli, si dhe ato në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë janë të vetmit, nga gjithsej 19 pika matëse që masin të gjashtë ndotësit dhe japin një pasqyrë të plotë të situatës me ndotjen e ajrit në këto qytete. Edhe pse sezoni i ndotjes së ajrit po merr hov, qytetarët ende nuk kanë të dhëna të sakta dhe në kohë për ndotjen. Grimcat më të rrezikshme, PM 2.5 maten vetëm në shtatë lokacione, ndërsa PM 10 në 14 stacione matëse. Ajri i ndotur filloi të na bëhet përditshmëri qysh në shtator, ndërsa këto ditë, vetëm momentet e fundit me diell të vjeshtës janë shpëtimi nga një numër më i madh i grimcave të rrezikshme, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Miratimi i Planit ambicioz të Ajrit të Pastër dhe një sërë masash që duhej të ishin zbatuar vitin e kaluar, edhe këtë vit ishin arsyeja që qytetarët të prisnin përmirësim në këtë fushë, por gjithsesi, sipas numrave që lexojmë në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit, situata me ndotjen e ajrit nuk ka ndryshuar dukshëm. Në muajin e fundit, për shembull, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar dhe 2018-ën, niveli i ndotjes së ajrit dhe numri i ditëve të ndotura ishin brenda mesatares së viteve të mëparshme.

Por, situata këtë vit është akoma më shumë e komplikuar për shkak të pandemisë së kovid-19, prandaj thirrjet e qytetarëve për të marrë masa urgjente për të zvogëluar toksicitetin e ajrit janë natyrisht më të forta. Madje edhe ndotja minimale e ajrit është një kërcënim i madh për shëndetin e njeriut në këtë periudhë, veçanërisht për shkak të numrave në rritje të të sëmurëve në valën e vjeshtës. Maskat janë të detyrueshme për mbrojtjen e shëndetit, këtë herë për dy arsye, si për pandeminë ashtu edhe për ndotjen e ajrit.

Situata me ajrin e ndotur, sipas Gorjan Jovanovskit, krijuesit të aplikacionit celular “Ajri im” (AirCare) dhe eko aktivist, edhe këtë vit është alarmante, për faktin se shumë pak nga masat për të zvogëluar ndotjen e ajrit të parashikuara nga Plani i Ajrit janë madje edhe më pak të realizuara.

“Ne nuk kemi një zëvendësim të plotë të sensorëve, madje nuk kemi  as model për modelimin e ndotjes së ajrit. Disa deponi janë pastruar, megjithëse disa duhej të digjeshin për t’i pastruar, kurse disa pika të tilla si subvencionet e inverterëve dhe gazësjellësit kanë filluar. Por, sipas meje, Plani ishte shumë i përgjithshëm, pa afate përfundimtare, pa treguar personat përgjegjës dhe të kontaktit, si dhe pa një platformë që do të përdorej përndjekjen e progresit të planit. Unë sugjerova të bëja një platformë të tillë, e cila fillimisht u pranua, por më pas paratë u ridestinuan për diçka tjetër. Plani, për mendimin tim, u miratua kryesisht më shumë për të qetësuar zemërimin e qytetarëve për shkak të përpjekjeve të dobëta në uljen e ndotjes së ajrit, sesa për ta realizuar atë vërtetë. Shpresoj të jemë gabim dhe se veprat do të më demantojnë në të ardhmen,” tha Jovanovski.

Zbatimi i ngadaltë i masave tashmë po ndihet në ajër. Muajin e kaluar, vlera më e lartë e grimcave PM 10 në Shkup në një ditë u regjistrua në stacionin matës Lisiçe – 110 mikrogramë për metër kub, që është më shumë se dyfishi i maksimumit të lejuar. Në Karposh dhe Gazi Babë, në një ditë u regjistrua një maksimum prej 80 mikrogramë,  kurse në Qendrër 66 mikrogramë. Në Tetovë, ndotja gjithashtu arriti 110 mikrogramë në një ditë në tetor, dhe deri në 80 mikrogramë në Gostivar.

Në tetor të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit Jetësor, më të ndoturit ishin Tetova me matje maksimale ditore mbi 160 mikrogramë të grimcave PM 10 dhe mbi 113 mikrogramë PM 2.5 dhe Kumanovë me 120 mikrogramë për metër kub PM 10 dhe 110 PM 2.5.

Tejkalimet e vlerave maksimale të lejuara të grimcave PM 10 në Shkup ishin nga 15 deri në 20 ditë në tetor, në të katër vendet ku matet ky ndotës. Vetëm në stacionin matës në Lisiçe nuk ka të dhëna të plota , ndërsa stacionet në Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Rektorat tregojnë se banorët e kryeqytetit shumicën e ditëve të tetorit kanë thitur helme.

Vlera më e lartë prej 124 mikrogramë për metër kub në një ditë është regjistruar në Qendër, por prapa nuk mbetën as Rektorati me 123, Karposhi me 120 dhe Gazi Baba me 113. Stacioni matës në Milladinovc tregon se ajri ishte i ndotur për 16 ditë, por numrat janë më të lartë se 150 mikrogramë. . Grimcat PM 2.5 në Karposh dhe Qendër, ishin mbi tre herë më të larta se vlerat maksimale të lejuara, deri në 80 mikrogramë për metër kub.

Në tetor 2018, përsëri në Shkup, grimcat PM 10 u matën vetëm nga stacionet matëse Qendër, Karposh dhe Rektorat, ndërsa nuk ka të dhëna për Gazi Babën dhe Lisiçen. Dy vjet më parë, ndotja e ajrit mbi vlerat maksimale u regjistrua nga 14 në Qendër deri në 23 ditë në Rektorat. Atje në tetor janë matur maksimumi -113 mikrogramë për metër kub, ndërsa ky lokacion shënon rekord për numrin e ditëve të ndotura gjatë gjithë vitit, madje 167. PM 2.5 në 2018 mati vetëm stacionin në Qendër, dhe vlera më e lartë ishte 40 mikrogramë. Kumanova jetoi saktësisht gjysmë muaji me vlera të rritura të PM 10, ndërsa në Kavadarc ajri ishte i ndotur për 20 ditë të muajit, me vlera deri në 84 mikrogramë për metër kub. Koçani kishte vetëm katër ditë të ndotura në tetor 2018, dhe Llazaropole është i vetmi stacion matës që në këtë periudhë nuk tregoi tejkalimin e grimcave PM 10. Në Veles në atë kohë nuk mateshin as grimcat PM 10 as PM 2.5.

“Për qasje më të mirë të qytetarëve në të dhëna, ne do të zhvillojmë një softuer të ri, edhe të lehtë edhe transparent. Në sistemin tonë tashmë mund të shihet një parashikim tre-ditor i motit për kushte të favorshme të ndotjes, ndërsa ai do të lidhet me sistemin ekzistues për paralajmërimin e hershëm të Shërbimit Hidrometeorologjik,” tha Nuredini.

Problemi me stacionet e prishura të matjes dhe zëvendësimi i pjesëve të cilat nuk punojnë, duhej të ishte një nga prioritetet e Planit për ajr të pastër. Sidoqoftë, është e qartë se këtë vit, në fillim të sezonit të ngrohjes, dhe me atë edhe të sezonit të ndotjes së ajrit, shumë nga pikat e matjes nuk tregojnë pasqyrë të plotë dhe realiste të gjendjes së ajrit. Ministri i Mjedisit Naser Nuredini njoftoi se po zhvillohen procedurat e tenderit në të cilat do të sigurohen të gjitha pjesët e nevojshme për të punuar stacionet e matjes. Vitin e kaluar, janë blerë gjashtë instrumente për matjen e grimcave PM10 për stacionet në Gazi Babë, Lisiçe, Veles 2, Kavadarc, Kërçovë dhe Gostivar, dhe këtë vit për Manastirin 1. Në fund të vitit, sërish do të blihen edhe dy aparate pr matjen e grimcave PM- 2,5, ndërsa ne do të presim deri në vitin 2022 për zëvendësimin e 11 paisjeve të vjetëruara matëse, me pajisje të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button