Rrjetet televizive amerikane, ndërprenë paraqitjen e drejtpërdrejtë të Trumpit, thanë se dezinformon

Disa rrjete televizive amerikane mbrëmë ndërprenë transmetimin e drejtpërdrejtë në daljen e parë publike të presidentit amerikan dhe kandidatit republikan, Donald Trump, pasi vlerësuan se ai po përhapte dezinformata, derisa thoshte se demokratët po i vjedhin zgjedhjet, njofton Portalb.mk.

Në një fjalim prej 17 minutash, Trump hodhi një mori akuzash të pabaza, duke këmbëngulur se demokratët po përdornin “vota të paligjshme” për të “vjedhur zgjedhjet tona”.

Presidenti foli ndërsa numërimi i votave në shtete tregonte se demokrati Joe Biden po i afrohej vazhdimisht fitores.

“Këtu jemi përsëri në një pozitë të pazakontë, jo vetëm për ta ndërprerë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, por edhe për të korrigjuar atë”, tha drejtuesi i MSNBC Brian Williams ndërsa rrjeti ndërpreu transmetimin e tij të drejtpërdrejtë.

NBC dhe ABC News gjithashtu “u shkëputën” nga transmetimi i drejtpërdrejtë i Trumpit.

“Çfarë nate e trishtë për ShBA-të, të dëgjojnë presidentin e saj duke thënë një gjë të tillë, që në mënyrë të rrejshme të akuzojë njerëzit për përpjekjen e vjedhjes së zgjedhjeeve,” tha Jake Tapper i CNN.

Ai e përshkroi atë si “një gënjeshtër pas një gënjeshtre për zgjedhje të vjedhura” edhe atë pa prova.

Ndryshe kandidati demokrat Joe Biden aktualisht ka 253 vota elektorale, kurse Presidenti Trump ka 213, nga gjithsej 270 vota elektorale që duhet të ketë kandidati për të fituar presidencën. Joe Biden, aktualisht kryeson ndaj Presidentit Trump si në votën popullore ashtu edhe në numërin më të rëndësishëm të votave të Kolegjit Zgjedhor, i cili përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button