Zgjedhjet në ShBA, në prag të fitores, Biden thotë se numrat janë në favor të tij

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vazhdojnë të jenë nën ethet zgjedhore. Sa më shumë që po i afrohet fundi numërimit të votave, aq më e ashpër po bëhet lufta për Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump, po vazhdon me akuzat për vjedhje votash, pasi që kundërkandidati i tij, Joe Biden tanimë ka epërsi të lehtë në disa shtete ku ai i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016-të, e të cilat janë vendimtare për atë se kush do të udhëheqë me SHBA-të, shkruan Portalb.mk.

Kandidati presidencial demokrat i SHBA-së Joe Biden deklaroi se të gjitha të dhënat nga përpunimi i vazhdueshëm i votave në shtetet kyçe tregojnë se ai është në rrugën e duhur për të marrë postin nga presidenti aktual Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shifrat na tregojnë një tregim të qartë dhe bindës se do të fitojmë këtë garë. Totali i votave tona është ende në rritje. Ne jemi duke mposhtur Donald Trump-in me mbi katër milionë vota, dhe kjo diferencë po rritet gjithashtu”, shtoi ai.

Ish-nënpresidenti amerikan përmendi një seri numërimesh në të cilat ai jo vetëm që ka ulur hendekun me Trump-in, por në fakt e ka tejkaluar dhe rritur epërsinë e tij, ndërsa zyrtarët e zgjedhjeve numërojnë fletëvotimet me postë.

Këto shtete përfshijnë Pennsylvania-n, e cila ka 20 delegatë të Kolegjit Zgjedhor. Ai kryeson me gati 29.000 vota atje, si dhe në Gorgia Biden ka një avantazh shumë më të ngushtë, por në rritje, ku aktualisht është në epërsi me gati 4.400 vota.

Ndërkohë, Biden ka vazhduar të ruajë epërsinë e tij në Nevada, ku ka një avantazh prej gati 2 për qind.

Një fitore në cilindo prej atyre shteteve do ta vendoste Biden-in në pragun e Kolegjit Zgjedhor të 270 votave të nevojshme për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Me 214 delegatë, Trump ende mund teorikisht të tejkalojë shifrën 270, por rruga e tij është shumë më e vështirë se ajo e Biden-it.

Shteti i Gorgia do të shkojë në rinumërim të votave, sipas Brad Raffensperger, sekretarit të shtetit të Xhorxhias.

Në Gorgia sot kandidati Biden kaloi në epërsi të ngushtë, me një dallim në rreth 2 mijë vota. Xhorxhia është shtet i cili ka 16 vota elektorale, tradicionalisht kanë fituar republikanët që tani i përfaqëson Trump

Sipas Associated Press, deri më tani Joe Biden ka fituar 264 vota elektorale, ndërkaq Donald Trump 214-të.

Bidenit i duhen vetëm edhe 6 vota elektorale për t’i fituar zgjedhjet, po ia merr Trumpit vendet kyçe

Biden ka arritur ta përmbys rezultatin zgjedhor në Georgia dhe Pensilvania, me këtë janë rritur gjasat e Bidenit për t’u ulur në karrigen presidenciale. Trump është mbrapa me vota edhe në Nevada, ku atje Biden ka një epërsi pak më të theksuar. Humbja e njërit prej këtyre tre shteteve, Trumpin do ta nxirrte jashtë lojës për t’u bërë president.

Trump gjatë gjithë kohës kishte avantazh, por Biden arriti që të del para me dallim prej vetëm rreth 1.000 vota.

Pensilvania është shtet i cili ka 20 vota elektorale, tradicionalisht kanë fituar demokratet, për dallim prej zgjedhjeve të vitit 2016-të ku fitoi Trump. Deri më tani janë numëruar 98% e votave, dhe tanimë ka marrë epërsi Biden me 0,1% të votave. Sipas numërimeve aktuale, Biden ka 3.295.319 vota, ndërkaq Trump 3.289.725 vota – dallimi është rreth 5.600 vota.

Bidenit mund t’ia sigurojë fitoren edhe Nevada, ai atje është në një epërsi prej 0.9%. Në këtë shtet janë numëruar 84% të votave, ndërkaq deri më tani Biden ka fituar 604.251 vota, ndërkaq Trump 592,813. Tradicionalisht këtë shtet e kanë fituar demokratët, gjegjësisht partia që e përfaqëson Biden.

Trump ka epërsi në shtetin e Karolinës së Veriut, ky shtet ka 15 vota elektorale dhe tradicionalisht e kanë fituar republikanët. Deri më tani janë numëruar 94% e votave dhe këtu po udhëheqë Trump me 50,1% të votave, për dallim prej Bidenit prej 48,7%. Dallimi për rreth 77 mijë vota.

Trump po udhëheqë edhe në Alaska për 50.000 vota. Ky shtet ka 3 vota elektorale.

Megjithatë, shtet me të cilat udhëheqë Trump nuk i ndihmojnë që të fitojë nëse njërin prej 3 shteteve (Georgia, Pensilvania dhe Nevada) e humb.

Harta e VOA-s

 

Presidenti Trump paraprakisht shpenzoi 16 minuta në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë duke thënë se avantazhet që ai mbajti në shtetet e lëkundura po “eliminoheshin fshehurazi” ndërsa vazhdonte numërimi i votave. Para deklaratës së Presidentit Trump, anëtarë të ekipit të fushatës së tij bënë thirrje për padi ligjore duke sfiduar integritetin e procesit të votimit në disa shtete.

Nga ana tjetër Biden është përmbajtur për të deklaruar fitore dhe ka thë që fitorja duhet të shpallet pasi që të numërohen të gjitha votat.

“Çdo votë duhet të numërohet”, tha kandidati demokrat për president, Joe Biden në një deklaratë të shkurtë për gazetarët në Uilmington të Delauerit, para se Presidenti Trump të fliste në Shtëpinë e Bardhë. “Dhe kjo është ajo që tani e tutje ne do të shohim. Dhe kështu duhet të jetë. Demokracia nganjëherë është e ngatërruar, nganjëherë ajo kërkon pak durim”, tha Biden.

Së bashku me senatoren Kamala Harris, kandidate e tij për nënpresidente, në podium, Biden shtoi, “Ne nuk kemi dyshim se kur të mbarojë numërimi (i votave), senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Kështu që, unë kërkoj nga të gjithë që të qëndrojnë të qetë.”

Që nga Dita e Zgjedhjeve, ekipi i fushatës së Presidentit Trump ka ngritur ose ka thënë se po ngre padi ligjore në një numër shtetesh, duke bërë pohime të ndryshme në lidhje me procesin e votimit ose atë të numërimit të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button