RMV, mbrëmë është regjistruar tërmet në zonën Tetovë-Gostivar

Observatori seizmologjik pranë Fakultetit matematiko – natyror në Shkup ka regjistruar një tërmet me intensitet prej tre shkallëve, sipas shkallës evropiane makroseizmike, njofton Portalb.mk.

Tërmeti është ndjerë në orën 21:18 me epiqendrën 41 kilometra në perëndim të Shkupit, duke u ndjerë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit dhe zonave përreth.

“Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, natën e kaluar, 05.11.2020 në orën 21:18 minuta, regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit ndodhej 41 km në perëndim të Shkupit në zonën Tetovë-Gostivar. Tërmeti kishte një magnitudë lokale të Rihter ML2.4, dhe është ndjerë nga popullata e Gostivarit, Tetovës dhe zonës përreth, me një intensitet prej III gradë sipas shkallës makroseizmike Evropiane”, thuhet në njoftim.

Observatori sizmologjik  ka njoftuar shpesh për dridhje që vetëm janë ndjerë në Maqedoni, ndërsa epiqendra ka qene në shtetet fqinje si në Greqi.

Tërmeti i fundit në vend, ishte ai prej 2.3 ballësh, i cili kishte dridhur qytetin e Ohrit, epiqendra e të cilit ishte në fshatin Peshtan në thellësi prej 12 kilometrash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button