Zgjedhjet në ShBA: Vazhdon numërimi në katër shtete që do të përcaktojnë fituesin

Edhe e enjtja pa fitues në zgjedhjet presidenciale me kandidatin demokrat Joe Biden që i është afruar shumicës së votave të Kolegjit Elektoral dhe Presidentin Trump që po kërkon ndërprerjen e numërimit, ndërsa republikanët po ngrejnë padi gjyqësore për parregullsi në numërimin e votave.

Biden kryeson 253 me 214, për 270 votat e Kolegjit Elektoral, që i duhen fituesit. Numërimi vazhdon në katër shtete që do të përcaktojnë fituesin: Xhorxhia dhe Pensilvania në lindje dhe Arizona e Nevada në perëndim, shkruan Zëri i Amerikës.

Trump kryeson në Xhorxhia e Pensilvani, ndërsa Biden në dy të tjerat, por kryesimet janë në shifra të ulta, që i bën këto shtete ende të pavendosura.

Nëse kryesimi i Biden në Arizona (11 vota elektorale) dhe Nevada (6 vota elektorale) mbetet deri në fund, ai do të siguronte 270 votat e duhura elektorale dhe do të bëhej presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara në janar, pavarësisht rezultatit në Pensilvani ose Xhorxhia.

Trump duhet të ruajë kryesimin në Pensilvani (20 vota elektorale) dhe Xhorxhia (16 vota elektorale) dhe të fitojë veç tyre Arizonën, ose Nevadën, që të fitojë.

Rezultati është i ngushtë në të katër shtetet. Në Xhorxhia, Trump kryeson me rreth 14 mijë vota, ndërsa ka edhe 50 mijë fletë-votime ende të panumëruara.

Në Pensilvani, Trump kryeson me 108 mijë vota, por numri i votave të panumëruara është rreth 500 mijë.

Biden kryeson me 12 mijë vota në Nevada dhe me 68 mijë në Arizona. Por ka ende shumjë vota pa u numëruar në të dyja shtetet.

Trump ka ende mundësi të fitojë në shtetet ku kryeson rivali Biden, si dhe të fitojë në Xhorxhia dhe Pensilvani.

Biden kryeson në votën popullore 71.8 milionë me 68.1 milionë. Por është Kolegji Elektoral ai që përcakton fituesin dhe jo vota popullore.

Përmes një postimi në Twitter Trump kërkoi ndërprerjen e numërimit, por nëse shifrat do të ishin këto të tanishmet, Trump do të humbiste, duke u bërë presidenti i tretë, në katër dekadat e fundit, që nuk arrin të rizgjidhet pas mandatit të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button