Ka ose jo mjete për pikën kufitare Bellanoc – Stançiq?

Duke mos precizuar me afate dhe kohë, nga Qeveria thonë se janë paraparë mjete për ndërtimin e rrugës 17 kilometrash që shpie deri te pika kufitare Bellanoc Stançiq, por nuk dihet se sa janë këto mjete. 

Por opozita shprehet skeptike se do realizohet. Edhe këtë projekt do ta pret fati i shumë projekteve tjera të Qeverisë të cilët mbeten premtim i vazhdueshëm që nuk u realizuan kurrë.

‘2013-ën është në programin e Agjensionit për rrugë të ndërtohet rruga që çon deri kufiri. Ndërtimi i rrugës është kusht për hapjen e vendkalimit kufitar, që të mundemi këtë vit të mbërrijmë me hapjen e kësaj pike kufitare, pasi është ndërtesa apo objekti duhet të realizohet me fondet IPA që i ndan BE-ja bashkë me Kosovën. Janë ndarë mjete në Buxhet por nuk mundem për momentin të siguroj të dhëna se janë saktë ata mjete’ tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Por Buxheti i RM-së, për vitin 2013 sipas Izet Zeqirit të RDK-së, nuk parasheh mjete për këtë pikë kufitare.

‘Buxhet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nuk ka, por për projektin Bellanoc Stançiq lidhen me IPA programet, por do të thotë nga mënyra se si në Buxhet janë parapa edhe projektet tjera të cilat shkruan në të dhe nuk realizohen, unë mendoj se edhe ky vendkalim kufitar do të ketë të njëjtin fat dhe i njëjti nuk do të realizohet. Ka edhe shumë projekte tjera për të cilat kam dokumente se janë nda mjete dhe nuk janë realizuar’ tha Zeqiri.

Nga PDSH-ja nuk arritëm të marrim prononcim.

Ndryshe, në tetor të vitit të kaluar zëvendës kryeministrja Teuta Arifi me homologen nga Kosova Vlora Çitaku në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për këtë qëllim.

Ndryshe pala kosovare rrugën prej 15 kilometrash e ka asfaltuar që në vitin 2010, ndërsa pala e Maqedonisë ka nevojë për asfaltim një rruge 17 kilometrash të cilën nuk e ka bërë ende./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button