Liderët fetar serb pozitiv në korona virus pas varrimit të mitropolitit malazez, të cilit të pranishmit ia kanë puthur trupin

Liderët e Kishës Ortodokse Serbe janë infektuar me koronavirus disa ditë pasi kanë marrë pjesë në varrimin e mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije Radoviq, i cili ndërroi jetë si pasojë e korona virusit, transmeton Portalb.mk.

Patriarku 90 vjeçar serb Irinej sot është pranuar në spitalin në Beograd me temperaturë të lartë, ndërsa është infektuar edhe peshkopi i Nikshiqit Joanikije, i cili gjendet të vet izolim.

Një numër i madh i njerëzve kanë marrë pjesë në shërbimin kishtar në nder të mitropolitit malazez të dielën, me çka dikush nuk mbante maskë, ndërsa shumica kanë puthur trupin e tij, i cili ishte ekspozuar në arkivol të hapur. Në mes të pranishmëve ishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe mandatari për përbërje të qeverisë malazeze, Zdravko Krivokapiq.

Amfilohije, i cili ndërroi jetë të premten, përbënte njërit ndër personalitetet më të fuqishme në Mal të Zi dhe gjatë valës së parë të pandemisë udhëhiqte protesta në Podgoricë dhe vazhdimisht kundërshtonte mbajtjen e maskës. Edhe pasardhësi i tij ka pneumoni të lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button