Nuk është e vërtetë që është ndalua lëvizja e lirë për shkak të Kovid-19

Në një postim në rrjetin social Facebook, u bënë disa akuza të pavërteta ose gjysmë të vërteta, të cilat mund të dezinformojnë publikun, pjesërisht ju referohen edhe ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, të cilat u diskutuan së pari në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, dhe më pas edhe në seancën plenare, shkruan Vërtetmatësi.

Dezinformimi i parë ishte se ” nëse një grup i madh njerëzish mblidhen në shtëpi, policia do të hyjë lirshëm dhe të shkelë paprekshmërinë e shtëpisë si një nga të drejtat e garantuara të njeriut ” .

Një amendament i tillë me të vërtetë u paraqit në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, por ai nuk u miratua për shkak të shënimit të protestës nga deputetët e opozitës, të cilët këmbëngulën që një masë e tillë është antikushtetuese. Pastaj, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, dhe deputetët nga shumica qeverisëse, u tërhoqën nga kjo masë, dmth nuk hyri në tekstin ligjor që po diskutohet. Prandaj, nuk është plotësisht e vërtetë se ” policia do të jetë e lirë të hyjë dhe të shkelë paprekshmërinë e shtëpisë si një nga të drejtat e garantuara të njeriut ” .

Sidoqoftë, policia, si më parë, nëse merr një raport nga një fqinj për prishjen e rendit publik, për shembull, ajo mund të veprojë pa pasur ndërlidhshmëri me pandeminë .

Postimi pretendon se lëvizja e lirë është e ndaluar, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Kufizimi i lëvizjes së lirë është një masë që nuk është në fuqi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çdo qytetar ka të drejtë të lëvizë kur të dëshirojë, ku të dojë, gjatë 24 orëve të ditës në të gjitha qytetet.

Në fuqi është akoma mbyllja e të gjithë operatorëve ekonomikë pas orës 23, duke përfshirë objektet hotelerike. Kjo është bërë në mënyrë që jo të kufizohet lëvizja e lirë, por grupimi si burimi kryesor i transmetimit të virusit korona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce , më 29 tetor të këtij viti, pas seancës së nëntë të Këshillit të Sigurimit, tha se masat nuk i referohen kufizimit të lirisë së lëvizjes, por grupimit dhe mbajtjes së detyrueshme të maskës.

Dezinformimi i fundit në postim është se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është i rremë dhe manipulohet me të çdo ditë, për të përhapur paranojë dhe frikë. Në mbështetje të kësaj, thuhet se Ministri deklaroi në një intervistë se të gjitha rastet në të cilat është zbuluar virusi janë raportuar.

Që nga fillimi ne raportojmë absolutisht të gjitha rastet. Ndodh që një pacient me një gjendje tjetër të rëndë shëndetësore të vijë, atëherë bëhet një test Kovid, ai vdes dhe pastaj rezultati arrin dhe është pozitiv. Ne raportojmë edhe atë rast. Dhe kur një sëmundje tjetër ishte shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes, nëse pacienti ishte pozitiv për Kovid-19, ne e raportojmë atë si një rast vdekje – tha Filipce.
Një matje e tillë e vdekshmërisë është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të cila ndiqet nga vendi ynë. Më poshtë në Manualin e Kodimit theksohet vdekshmërisa nga Kovid 19.

Vdekja nga Covid-19 përcaktohet si vdekje që rezulton nga një sëmundje klinikisht e përputhshme, në një rast të mundshëm ose të konfirmuar të Kovid-19, përveç nëse ekziston një shkak qartë i ndryshëm i vdekjes që nuk mund të lidhet me Kovid-19. Për shembull, trauma. Vdekja për shkak të Kovid-19 nuk duhet t’i atribuohet një sëmundjeje tjetër, të till si kanceri, dhe duhet të numërohet pavarësisht nga rrethanat e dyshuara për induktimin e kursit agresiv të Kovid-19.

Postimi më tej kërkon një përgjigje në pyetjen nëse mbajtja e një maske në natyrë gjithashtu sjell përfitime shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Filipce, e sheh justifikimin e kësaj mase në faktin se grimcat PM 10 në ajër janë transmetues të koronavirusit dhe mbajtja e detyrueshme e një maske në periudhën e dimrit mbron popullatën.

Si pasojë, të gjitha masat e përfshira në Ligjin e ndryshuar për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive kanë justifikim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button