Vaksina COVAXIN kundër Kovid-19 mund të jetë gati në muajin shkurt, vlerësoi shkencëtari Kant

Në këtë muaj pritet të fillojnë provat për fazën e fundit të vaksinës Covaxin kundër Kovid-19, që po përgatitet nën mbikëqyrjen e qeverisë së Indisë. Reuters raporton që ecuria e provave pritet të zhvillohet me dinamikë të tillë që në muajin shkurt vaksina të jetë e gatshme për treg.

Bharat Biotech është kompania që po zhvillon procesin e përgatitjes së kësaj vaksine. Pritej që vaksina e tyre të jetë gati në muajin mars, por ecuria e punimeve ka shfaqur shenja se mund të jetë gati në muajin shkurt.

Rajni Kant, shkencëtari i angazhuar nga Qeveria, vlerësoi se vaksina ka treguar efikasitet të mirë.

“Pritet që deri në fillim të vitit të ardhshëm, shkurt ose mars, të jetë gati”, deklaroi Kant.

Ndryshe, Ursulla fon der Llajen, kryetarja e Komisionit Evropian më herët ka vlerësuar se gjendja me Kovid-19 është shumë serioze. Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim.

Tashmë disa shtete kanë paralajmëruar se janë në fazën e fundit të realizimit të testimit për efektin e vaksinës kundër Kovid-19. Moska planifikon vaksinimin masiv kundër korona virusit në fund të këtij viti, ndërsa Gjermania planifikon në fillim të vitit të ardhshëm, sikurse pritet edhe SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button