RMV, Shkollat deri më 3 dhjetor mund të garojnë për subvencionimin e projekteve në vlerë deri 30 mijë denarë

Ministria e arsimit dhe shkencës njoftoi se shkollat mund të garojnë deri më 3 dhjetor të këtij viti në garën për financimin e projekteve në lidhje me multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën, transmeton Portalb.mk.

“Grante me lartësi deri në 30.000 denarë do tu ndahen 95 shkollave (70 shkollave fillore dhe 25 shkollave te mesme) në bazë të selektimit të aplikacioneve nga ana e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve sipas Kriteriumeve të caktuara”, njoftojnë nga MASH-i.

Ministria sqaroi se aktivitetet e parapara duhet të realizohen vetëm në një shkollë ku mësimi zhvillohet në më shumë gjuhë mësimore, ose të krijojnë partneritet me shkollat tjera. Qeveria ka rekomanduar gjithashtu 16 shembuj të ndryshëm për hartimin e projekteve.

Aplikimi për projekt bëhet në formë online KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button