RMV, Dy vëllezër me Kovid-19 ndërruan jetë brenda tri ditëve

Dy vëllezër, njëri 26 vjeçar e tjetri 21 vjeçar, kanë ndërruar jetë brenda tri ditëve në qytetin e Kavadarit, njofton i pari i Komunës, Mitko Jançev, transmeton Portalb.mk.

“Pandemia mori jetën e dy vëllezërve në periudhën prej 3 ditëve, jemi të pafuqishëm për të luftuar dhe për të dhënë ngushëllime”, deklaroi Jançev.

Ai njoftoi se fillimisht kishte ndërruar jetë 26 vjeçari Marjan Gjergjev, ndërsa sot 21 vjeçari Goran Gjergjev.

“Edhe një herë ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe jemi në dispozicion për të ndihmuar familjen e prekur nga tragjedia e madhe. Le të kujdesemi të gjithë për veten tonë dhe t’i kalojmë këto ditë të vështira sa më shpejt të jetë e mundu”, shprehet kryetari i Komunës.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit nga 3.331 testime janë regjistruar 1275 raste të reja me virusin korona, 502 janë shëruar, ndërkaq 13 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 36.372, të shëruarve në 22.562, të vdekurve në 1.084, ndërkaq momentalisht ka 12.762 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button