Lirohen serbët e arrestuar në Graçanicë

Serbët e arrestuar të hënën , në ditën e Krishtlindjeve ortodokse, në Graçanicë, janë liruar sot në mbrëmje për t’u mbrojtur në liri.

“Gjykatësi për kundërvajtje, pas disa orësh marrjeje në pyetje të 9 serbëve të arrestuar, sonte vendosi që të gjithë të lirojë për t’u mbrojtur në liri”, ka thënë për B92 Kërstimir Pantic, zëvendës drejtori i Zyrës për Kosovën dhe kryetar i komunës paralele të Mitrovicës.

Policia e Kosovës kishte arrestuar dje nëntë serbët në Graçanicë, gjatë kohës derisa ishin duke në përcjellje të shefit të Zyrës së Serbisë për Kosovë, Aleksandar Vulin.

Ata ishin të dyshuar për policinë dhe pas ndalimit nga policia, atyre iu ishte caktuara masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button