RMV, edhe një javë deri në mbyllje të Konkursit vjetor në Ministrinë e Kulturës

Konkursi vjetor vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të caktuara nga kultura për vitin 2021 në kuadër të Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, do të jetë i hapur deri më 12 nëntor,  transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Kulturës në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2021, do të mbështesë projektet në veprimtaritë dhe fushat vijuese: mbrojtja e trashëgimisë kulturore; artet vizuele, arkitekturë dhe dizajn; muzikore, veprimtari muzikore-skenike dhe folklore; veprimtaria e dramës; letërsi dhe veprimtari botuese; bashkëpunimi ndërkombëtar dhe projektet interdisciplinare”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës nga muaji tetor ka publikuar edhe Kushtet për pjesëmarrje, Kriteret dhe pikat mbi të cilat do të bazohet vlerësimi i projektit dhe mënyrën për aplikim.

“Në kushte të pandemisë së COVID-19, Ministria e Kulturës rekomandon, projektet të realizohen online, nëse aktiviteti i planifikuar lejon një gjë te tillë. Projektet që do të mbështeten duhet të planifikohen dhe realizohen në përputhshmëri me Vendimet e miratuara për masat për parandalimin e bartjes dhe përhapjen së COVID 19”, theksohet në Konkurs.

Aplikimi së bashku me dokumentet e nevojshme, mund të dorëzohet përmes postës ose në Arkivin e Ministrisë së Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button