U regjistruan 661 raste të reja me Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë u regjistruan gjithsej 661 raste të reja me Kovid-19, ndërkohë u shëruan 92 pacientë, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, raportojnë nga Institutiti kombëtar i shëndetësisë publike në Kosovë.

Në këtë periudhë janë realizuar 1,617 testime, derisa numri i përgjithshëm i testimeve ka arritur në 102,012.

“Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste dhe 720 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15,921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,565”, raportojnë nga Instituti.

Instituti sqaroi se rastet e reja vijnë nga komuna e Prishtinës 324 raste, Ferizaji 42 raste, Fushë Kosovë 39 raste, Gjilan 37 raste, Gjakovë 35 raste, Podujevë 35 raste, Lipjan 19 raste, Pejë 19 raste, Viti 13 raste, Mitrovicë 11 raste, Drenas 10 raste, Vushtrri 10 raste, Shtime 9 raste, Skenderaj 8 raste, Deçan 6 raste, Obiliq 6 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Suharekë 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe Junik 1 rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button