fbpx

RTM zyrtarisht edhe në tremujorin e tretë ka punuar me fitim, por numri i të punësuarve edhe më tej bie

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM) në tremujorin e tretë të vitit 2020 zyrtarisht ka punuar me fitim, por numri i të punësuarve në servisin publik radiodifuziv ka vazhduar edhe më tej të bie. Në periudhën prej korrikut deri në shtator të vitit 2020, RTVM ka realizuar të ardhura prej mbi 227 milionë denarëve (thuajse 3,7 milionë euro) dhe shpenzime të përgjithshme prej 209 milionë denarë (afërsisht 3,4 milionë euro). Servisi publik nga puna e saj në këto tre muaj a realizuar fitim prej thuajse 300.000 euro në këtë tremujor, thuhet në Raportin për Punë Financiare të RTM-së në periudhën 01.07-30.09.2020.

Në raport thuhet se obligimet e përgjithshme financiare deri me 30 shtator të këtij viti janë 633 milionë denarë (rreth 10,2 milionë euro) dhe të njëjtat janë zvogëluar për mbi 98 milionë denarë (rreth 1,5 milionë euro) në krahasim me fundin e vitit 2019-të.

Përkundër bilancin pozitiv financiar në punën e saj, Raporti tregon për zvogëlimin e mëtutjeshëm të numrit të të punësuarve. Më 30 shtator të vitit 2020, në RTM kanë qenë të punësuar 738 persona, gjegjësisht ka pasur 14 më pak në krahasim me qershorin e këtij viti. Numri i të punësuarve në servisin publik në vazhdimësi bie në periudhën e kaluar, a në tremujorin e tretë nuk ka punësime të reja.

Përndryshe, nga Ministria e Shoqërisë Informatike (MSHIA) për Meta.mk, javën e kaluar informuan se Plani për punësim dhe shpërndarje të të punësuar i përgatitur nga udhëheqësia e RTM-së nuk është dorëzuar në afatin ligjor, për shkak së cilës ai nuk është miratuar nga ana e MSHIA-s. Në fat, miratimi i këtij Plani duhet që të mundësojë punësime të reja si kuadër profesional në RT, por edhe avancim në karrierë të të punësuarve aktual në servisin publik në pozita më të larta, në pajtueshmëri me kualitetin e punës së tyre.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close