Mariçiq: Në ndryshimet e Kodit Penal do të vazhdojmë të bisedojmë me punëtorët mediatik

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp, mes tjerash ka folur edhe për legjislativën e cila ka të bëjë me mbrojtjen e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

“Paralelisht duhet që të bisedohet edhe me prokurorinë dhe gjyqësorin, pasi që jam i sigurt se në këtë temë mund të kemi edhe edukim plotësues të kuadrove edhe në pushtetin ekzekutiv, megjithatë edhe në prokurori edhe në gjyqësor për atë se si në mënyrë më përkatëse ose si më mirë të mbrohen mediat dhe punëtorët gazetaresk gjatë punës së tyre të përditshme edhe përballjen me sulmet eventuale dhe gjuhën e urrejtjes”, tha Mariçiq.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Mediatik, më 1 tetor ka realizuar takim me Mariçiqin, a tema kryesore në diskutimin e takimit ka qenë çështja rreth trajtimit dhe mbrojtjes së punëtorëve mediatik.

“Ajo ide është transmetuar në grupin që punon në Kodin Penal ose në krijimin e Kodit të ri Penal në të cilin kemi kornizë të përforcuar ligjore që të kemi rritje të dënimeve për ato vepra të rënda penale të kryera kundër gazetarëve ose punëtorëve mediatik. Mendoj se gjatë krijimit të këtij ligji do të vazhdojmë të bisedojmë me të gjithë punëtorët mediatik që të gjejmë zgjidhje e cila do të përforcojë edhe kornizën ligjore, por edhe më rëndësi është praktika e institucioneve për mbrojtje të mediave dhe gazetarëve nga gjuha e urrejtjes ose veprat penale të shkaktuar nga urrejtja”, tha Mariçiq

SHGM ka kërkuar zgjidhje urgjente në lidhje me Kodin penal për shkak të rritjes drastike të sulmeve ndaj gazetarëve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button