RMV, taksat gjyqësore prej sot janë ulur për tetë herë, shuma maksimale 6.000 denarë

Prej sot ka hyrë në fuqi Ligji për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Taksa Gjyqësore, me të cilin qytetarët fitojnë zvogëlim të madh të harxhimeve që I kanë në gjykata, informoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, njofton Portalb.mk.

“Taksat gjyqësore janë zvogëluar ndjeshëm. Nëse në të kaluarën ato kanë mundur të jenë 48.000 denarë, tani nuk do të paguani më shumë se 6.000 denarë. Harxhimet për taksa gjyqësore në procedurën e shkallës së parë lëvizin prej 480 deri në 6.000 denarë, në varësi prej vlerave të kontestit”, deklaroi ai.

Ai i përmendi disa shembuj, kështu që kur bëhet fjalë për borxh prej 15.000 eurove, qytetarët mund të fillojnë procedurë gjyqësore, a taksa gjyqësore do të ishte 2% nga vlera e kontestit. Sipas praktikës së vjetër, qytetarët do të paguanin 18.600 denarë taksë, derisa me të rejën vetëm 6.000 denarë.

“Pres që këto ndryshime të jenë në interes të avokatëve dhe ekspertëve, pasi që qytetarët do të inkurajohen që nëpërmjet rrugës gjyqësore të arrijnë deri te drejtësia”, tha Mariçiq.

Ai sqaroi se ky premtim është theksuar në “Programin për punën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut 2020-2024” si një prej prioriteteve kyçe në sigurimin e shtetit funksional të së drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button