RMV, Carovska në “tryezën” e Ambasadës së Britanisë: Shkollat profesionale do të reformohen

Në organizim të UNDP dhe Ambasadës së Britanisë në RMV, sot është organizuar debati me temë “Tejkalimi i pengesave tek aftësitë për krijim të vendeve të reja të punës” ku prezentë ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska. Kjo e fundit potencoi rëndësinë e reformave në arsimin e mesëm profesional, shkruan Portalb.mk.

Carovska në këtë debat paralajmëroi hapjen e tre qendrave rajonale të cilat do të shërbejnë për trajnimin e kuadrit në mënyrë që këta të fundit, menjëherë pas mbarimit të shkollimit të mesëm profesional të mund ti përgjigjen tregut të punës.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

“Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret me anë të së cilëve deri në fund të mandatit duhet të vendosim kornizë për arsimin e mesëm profesional. Të gjithë këtë e bëjmë me mbështetje të madhe nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ajo për të cilën punohet këtë moment, është vendosja e 3 qendrave rajonale VET të cilat do të shërbejnë për të trajnuar kuadrin të cilët do të edukohen që të mund në mënyrë efikase dhe të shpejtë pas përfundimit të arsimit të ju përgjigjen kërkesave të tregut të punës. Qendrat e para të këtilla nga viti i ardhshëm do të funksionojnë në Ohër, Tetovë dhe Kumanovë, qëllimi është të hapen në të gjitha rajonet tjera të shtetit” theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Ajo potencoi se shkollimi i mesëm profesional ka nevojë për reforma urgjente, sipas saj, duke modernizuar këtë lloj të arsimit do të arrihet nxjerrja e kuadrit më profesional.

“Shkolla e mesme profesionale duhet të reformohet dhe të ju përshtatet trendëve më të reja të prodhimit, me anë të kësaj do të dalin kuadër më profesional të cilët menjëherë pas mbarimit të shkollës do të mund të përgjigjen tregut të punës” shtoi Carovska.

Ndërkaq, sipas Carovskës, 30 vitet e fundit aspak nuk është investuar në shkollimin e mesëm profesional dhe të gjitha reformat të cilat janë bë, kanë qenë në favor të gjimnazeve në vend.

“Këtë gjendje patjetër duhet ta ndryshojmë dhe në procesin arsimor të fillojmë të nxjerrim kuadër kualitativ të cilët do të mund të ju përgjigjen kërkesave të tregut të punës. Tanimë e kemi ndryshuar politikën e bursimit. Tashmë për bursat e nxënësve mund të paraqiten edhe nxënësit e shkollave teknike dhe tekstile të mesme, përmes kësaj do të nxisim regjistrimin në këto shkolla” tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Po transformohen shkollat speciale në qendra ku nxënësit me aftësi të veçanta do të kenë qasje individuale me mësimdhënësit

Me ftesë të UNICEF, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, morrën pjesë në tryezën e rrumbullakët ku prezantuan përvojat e RMV-së në de institucionalizimin e kujdesit për fëmijët.

Carovska në këtë debat theksoi se reformat në sistemin arsimor e garantojnë përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim, ajo tha se RMV-ja është një nga vendet e rralla në rajon dhe në Evropë ku asnjë fëmijë nën 18 vjeç nuk është i vendosur në institucion akomodimi afatgjatë.

“Në rrjedhë është transformimi i shkollave të veçanta në qendra kombëtare, përkatësisht rajonale të cilat do të ofrojnë materiale profesionale dhe burime hapësinore për nxënësit me pengesa, familjet e tyre dhe kuadri edukativo-arsimor në shkollat e rregullta. Ata do të kryejnë trajtim dhe rehabilitim individual, do të marrin pjesë edhe në realizimin e pjesës nga programi i modifikuar për nxënësit me nevoja komplekse, në pajtim me rekomandimet e trupit profesional për vlerësimin funksional”, tha ministrja Carovska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button