IRL Hulumtim: nëse mungon gazi për ngrohjen e Shkupit, do të përdoret mazuti- ndotës i madh i ajrit

Ngrohja Qëndrore BEG ka zgjedhur furnizues të mazutit për gjithë sezonin e ngrohjes në rast se mbaron ose dështon furnizimi me gaz. Teorikisht, nëse realizohet skenari më i keq dhe BEG duhet të ngrohë qytetarët e Shkupit me mazut dhe ata do të kërkojnë të furnizohen nga fituesi i tenderit. Ndryshe nga gazi, mazuti është ndotës i madh i ajrit. Fituesi i kësaj marrëveshjeje potencialisht të majme është kompania RKM e ish-nëpunësit civil nga VMRO DPMNE dhe ish bashkëpunëtori i Sergej Samsonenko, Ratko Kapushevski, njofton Portalb.mk.

Në rast se nuk ka prej ku të sigurohet gaz, ngrohja qendrore e Shkupit ka mundësinë të punojë me burim energjetik alternativ, njofton Rrjeti hulumtues IRL- Maqedoni. Deri rreth një dekadë më parë, ngrohja qendrore (BEG) operonte vetëm me mazut, por për shkak të ndryshimit të standardeve mjedisore dhe ndotjes së dëmshme të ajrit, kapaciteti ndryshoi teknologjinë dhe u gazifikua. Ndryshe nga karburanti, gazi nuk është ndotës dhe është më i lirë. Rregulloret e reja lejojnë që objektet e tilla të përdorin energjinë alternative në rast të dështimit ose ndërprerjes së furnizimit me gaz. Kjo është e rrallë, prandaj sistemet e ngrohjes zakonisht rezervojnë sasi të vogla të karburantit në rast se ju ndodh të mbeten pa furnizim me gaz deri në dy javë.

Por kësaj here BEG ka kërkuar marrëveshje kornizë ose në përkthim ka kërkuar oferta të tenderit në vlerë prej 22 milion euro për furnizimin me karburant në rast nevoje. Por BEG parashikoi nevoja për të gjithë sezonin e ngrohjes, që është paska e çuditshme. Në teori, BEG mund të mos porosisë as edhe një litër të këtij karburanti nëse nuk i nevojitet, por ata tashmë kanë zgjedhur një kompani që e garanton shpërndarjen e karburantit për të gjithë sezonin e ngrohjes.

Licencë për Kapushevskin, e pastaj tender nga BEG

Më 20 korrik 2020, Komisioni Rregullator i Energjisë mori një vendim për lëshimin e licencës për tregti me produkte të naftës, biokarburanteve dhe mazutit për ndërmarrjen “RKM SHPKNJP” Shkup,  në pronësi të Ratko Kapushevskit. Një prej kushteve është që kompania të ketë një rezervuar për ruajtjen e mazutit dhe për këtë qëllim Kapushevski ka nënshkruar marrëveshje për qira pesë-vjeçare me kompaninë SHA Strumica Oranzherii në Bosilovë.

Vetëm 17 ditë pasi lëshohet licenca, më 7 gusht, Balkan Energy shpall tender për prokurimin e 55 milion kilogramëve mazut për ngrohje. Kushtet për të fituar tenderin janë kompanitë që do të aplikojnë të kenë rezervuarë për një dërgesë maksimale ditore prej 500.000 kilogramë mazut për djegie dhe hapësirë ​​magazinimi me një kapacitet prej të paktën 400 tonë. Njoftimi zgjat deri më 14 shtator dhe në tender ka konkurruar vetë një kompani, kompania e sapo formuar e Ratko Kapushevski. Disa ditë më parë, më 27 tetor, kompania RKM e nënshkroi kontratën pë Marrëveshje kornizë me vlerë 22 milion euro.

“Edhe unë u befasova kur e pashë tenderin. Janë shumë para, 18-20 milionë euro. Pyeta në BEG se ç’ishte çështja, ata më thanë se sipas ligjit ata duhet të mbajnë rezervë, por kjo nuk do të thoshte që vaji do të përdorej,” tha kryetari Shkupit Petre Shilegov.

Kah fundi i muajit të kaluar, banorët e Shkupit u ankuan se nuk kishin ngrohje qendrore ose se temperatura në banesat e tyre ishte dukshëm më të ulëta. BEG thonë se arsyeja për këtë është se ka pas njoftime që Bullgaria nuk do të dërgojë gaz në Maqedoni disa ditë.

“Arsyeja për kufizimin e transportit të gazit natyror, siç raportohet nga SHA GA-MA, është realizimi i fazës rregullimi i tubacionit të gazit transit nga Bullgaria në vendin tonë, i cili do të kryhet nga kompania bullgare” Bulgartransgaz”, kanë njoftuar nga BEG.

Mazuti i Kapushevskit është dukshëm më e lirë se çmimet e tregut

Megjithëse RKM ishte ofertuesi i vetëm, çmimi i tyre do të ishte i pamposhtur edhe mw konkurrues. Kapushevski ka dakorduar çmim prej 21.2 për kilogram mazut. Çmimi i rekomanduar i Komisionit Rregullator është 25.8 denarë për një kilogram mazut. Në rast të një ndërprerje të paparashikuar të gazit natyror, BEG mund të blejë 55 milion kilogramë mazut më të lirë.

BEG për herë të fundit ka blerë 55 milionë kilogram mazut në vitin 2014 nga rafineria OKTA. BEG pastaj gazifikohet.

Ligji lejon që vetëm 15 ditë në vit të shpenzojnë mazut në vend të gazit

“Balkan Energy” operon tre sisteme për energji termale në Shkup – Ngrohtorja Perëndim (Nerez), Ngrohtorja Lindje (Qeramidnica) dhe Ngrohtorja 11 Tetori Kisella Vodë. Impiantet e ngrohjes funksionojnë me gaz natyror, ndërsa vitet e fundit kjo është blerja e parë e mazutit në një sasi kaq të madhe. Sipas marrëveshjes, BEG do të blejë karburant nga Kapushevski vetëm në rast të ndërprerjes së furnizimit me gaz natyror.

BEG thonë se sipas Ligjit për energjetikë, ata duhet të sigurojnë karburant alternativ për gazin për 15 ditë pune. Ata duhet të marrin një leje të veçantë nga Ministria e Mjedisit sepse karburanti konsiderohet si një ndotës i rrezikshëm i ajrit. Deri më tani, ata kanë dështuar në dy tenderë për furnizimin e gazit natyror, por pretendojnë se kanë lidhur një marrëveshje për kontratë përmes negociatave.

“BEG nuk do të përdorë mazut si lëndë djegëse nëse nuk ka ndërprerje në furnizimin e gazit natyror”,  thonë nga BEG në një letër me shkrim për Rrjetin hulumtues IRL- Maqedoni.

Sidoqoftë, marrëveshja përfshin tërë periudhën e sezonit të ngrohjes nga tetori 2020 deri në prill 2021. Janë bërë parashikime të hollësishme për sasitë që do të nevojiten çdo muaj ose një total prej 55 milion kilogramë mazut.

Në një bisedë telefonike me një gazetar të IRL, Kapushevski tha se deri më tani BEG nuk kishte siguruar mazut nga ai sepse nuk kishte nevojë për atë dhe termocentralet po punonin me gaz natyror. Ai do të siguronte karburant nga rafineritë më të shquara si Ina nga Kroacia, Helenik Petroleum nga Greqia, pastaj nga Austria, Hungaria dhe Sllovakia.

“Unë kam qenë në këtë biznes për një vit e gjysmë dhe punoj ekskluzivisht me mazut industrial, petroleum koks dhe vaj të rëndë. “Pjesa më e madhe e biznesit tim, 80 përqind, është në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vetëm 20 përqind në vend,” tha Kapushevski.

Fëmija i Gruevskit dhe Samsonenkos i cili u rrit dhe u bë tregtar i pavarur i naftës

Deri në vitin 2008, 19-vjeçari Ratko Kapushevski ishte menaxher i klubit të natës “Colosseum”. Por anëtarësimi në një parti do të ndryshojë gjithçka për të. “Falë Nikola Gruevskit, unë do të bëhem ai që jam,” tha Kapushevski në një intervistë të vitit 2017, duke folur për karrierën e tij si një nëpunës civil në dritën e arratisjes së ish-kryeministrit. Kapushevski do të shkruajë dy faqe në historinë e sistemit shtetëror: Ai do të jetë drejtori i parë i një institucioni shtetëror pa një ditë përvojë pune dhe do të jetë drejtori më i ri i emëruar ndonjëherë në një institucion shtetëror. Në moshën 22 vjeç, ai do të emërohet nga Gruevski drejtor i qendrës sportive “Boris Trajkovski”, dhe pastaj drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programet evropiane për arsim.

Ratko Kapushevski dhe Nikola Gruevski , Arkiva Facebook
Ratko Kapushevski dhe Nikola Gruevski , Arkiva Facebook

Ai mbeti besnik ndaj VMRO-DPMNE, por shkoi nën kujdesin e biznesmenit rus Sergej Samsonenko, ku ishte bashkëpunëtori dhe i besuari i tij më i ngushtë. Ndarja me Samsonenkon nuk ishte e butë, por e lumtur për Kapushevskin i cili më pas hyri në biznesin e naftës. Disa ditë më parë, ai, si pronar i ndërmarrjes RKM, nënshkroi një tender kornizë me vlerë 22 milion euro për furnizimin me karburant për Ballkan Energy Shkup.

Kapushevski hyri në biznesin e naftës në fund të vitit 2015, kur themeloi kompaninë “Balkan Oil Export Group”. Kompania disa herë e ndryshon emrin dhe së fundmi është RKM. Brenda ndërmarrjes, ka dy degë, njëra prej të cilave është në Bosilovë, ku ndodhet depoja e mazutit. Magazina është në pronësi të ndërmarrjes AD Oranzherii Hazamli, e cila nga ana tjetër është në pronësi të biznesmenit Strumica Vase Mitev. Në vitin e largët 2005 kjo kompani u themelua nga Trajçe Zaev, por vetëm pas një viti ai ia shiti atë Mitev i cili ende administron serrat. Mitev konsiderohej një biznesmen i afërt me qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe në fabrikën e tij për ngjarje të ndryshme promovuese ekonomike u fotografuan ish-ministra, kryeministra dhe zëvendës kryeministra dhe deputetë.

Kapushevski thotë se nga çdo rezervuar i shitur i karburantit të BEG ai do të dhurojë 250 euro për fëmijët që vuajnë nga paraliza cerebrale. “Kjo është kompani me përgjegjësi shoqërore,” shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button