Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës

Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës, njoftojnë nga kabineti i presidentit kosovar, transmeton Portalb.mk.

Ceremonia e pranim – dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.

U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00.

Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Këtë e njoftoi vetë ai përmes një konference për media, ku u shpreh se nuk do të lejojë që para gjyqit të dalë presidenti, prandaj edhe po jep dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Portalb.mk.

“Ashtu siç kam premtuar, nuk do te lejoj që para gjyqit të dal presidenti. Unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ftoj forcat politike të dëshmojnë maturinë që kërkon koha dhe të mos lejojnë të thellohemi në krizë kushtetuese e institucionale”, deklaroi Thaçi.

Aktakuza e Thaçit u konfirmua pas atyre të Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button