EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet

Pas 5 vitesh zvarritje dhe endje prej sirtari në sirtar e prej dere në derë, Gjykata Supreme më në fund ka miratuar vendim me të cilin e ktheu në rigjykim lëndën e Naser Eshtrefit, i cili u dënua me 14 vite burg për vrasjen e maturantit Sasho Petkovski në maj të vitit 2014-të. Kjo i vërteton konstatimet e mbrojtjes se Gjykata Penale dhe e Apelit e kanë dënuar Eshtrefin duke mos i konstatuar faktet, mëson Portalb.mk.

“Lënda është kthyer në rigjykim”, tha për Portalb.mk, gjykatësi Trpkov, duke shtuar se nuk i di arsyet e këtij vendimi pasi që tani ai po punon në repartin për krim të organizuar.

Portalb.mk, për 5 vite me radhë, ka shkruar dhe është marrë me këtë rast gjyqësor. Me dhjetëra herë kemi insistuar për të marrë përgjigje, si në formë elektronike, por edhe nëpërmjet e-mailave, madje edhe kërkesave zyrtare, por Supremja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë jo-transparente, duke mos i treguar arsyet e zvarritjes së kësaj lënde. Madje edhe kur na konfirmuan se kanë miratuar vendim, nuk na treguan për epilogun e vendimit.

Për këtë u interesuam në Gjykatën Penale, gjegjësisht biseduam me gjykatësin që e ka gjykuar lëndën, Ilija Trpkov, i cili na konfirmoi se Supremja i ka hedhur poshtë aktgjykimet e Gjykatës Penale dhe të Apelit dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim.

Gjykata Supreme - Shkup
Gjykata Supreme – Shkup

Padyshim se rasti gjyqësor i Naser Eshtrefit e pasqyron (mos)funksionimin dhe (jo)efikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, u dëshmua edhe me anketën e IRI-t, ku vetëm 3% të qytetarëve i besojnë gjyqësorit në RMV, rezultat i cili është më i dobëti në krahasim me vendet e rajonit.

Portalb.mk, jozyrtarisht ka arritur që t’i mësojë arsyet se pse Supremja vendosi që lëndën ta kthejë nga e para.

Sipas vendimit të Supremes, Gjykata Penale dhe e Apelit ka ka bërë një sërë lëshime në procedurë dhe aktgjykimi ka qenë i pakuptueshëm, i paqartë dhe pa fakte vendimtare.

4 lëshimet më të mëdha të cilat është dashur që të konstatohen nga dy gjykatat, e nuk janë sqaruar janë:

  • Nëse vepra është kryer në mbrojtje të nevojshme, apo thënë me fjalë të tjera, nëse Eshtrefi e ka vrarë Petkovskin në vetëmbrojtje.
  • Nëse vrasja është kryer në afekt, gjegjësisht në moment i cili nuk është sjellë si rezultat i fajit të tij.
  • Gjykata nuk ka lejuar që të rikonstruohet rasti, për t’u ditur se si ka ndodhur rasti.
  • Nuk është konstatuar kronologjia, gjegjësisht dinamika e ngjarjes që është domosdoshme për të njëjtën.

Lëshim tjetër i rëndësishëm është edhe mungesa e mjetit me të cilin është vrarë Petkovski, gjegjësisht thika. Sipas deklaratave të Eshtrefit, ai nuk ka poseduar thikë, por se thika ka qenë e Petkovskit, i cili sipas tij, i pari e ka sulmuar atë. Megjithatë Penalja dhe Apeli nuk e kanë marrë parasysh deklaratën e tij, por as nuk e kanë gjetur fare thikën për të konstatuar pronësinë.

Seanca gjyqësore për Naser Eshtrefi
Naser Eshtrefi

“Shëtitja” e lëndës prej vitit 2016-të?

  • Viti 2016 – Avokati Angel Gjerogievski, ka dorëzuar ankesë deri te Gjykata Supreme në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për dënimin me 14 vjet burg të Naser Eshtrefit për vrasjen e maturantit në Gjorçe Petrov në vitin 2014-të. Gjykata Supreme thekson se në po të njëjtin vit ka formuar lëndë.
  • Viti 2017 – Sipas Gjykatës Supreme, lënda nëpërmjet sistemit AKMIS është dhënë që të punohet në te gjykatësi. Në tetor të vitit 2017-të, lënda administrativisht është kthyer deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup, që të merren dhe plotësohen ankesa dhe përgjigja e ankesës, të cilat nuk janë gjetur në dosjen e lëndës.
  • Viti 2018 – Pas kompletimit të dosjes së lëndës, lënda dy herë është ekspozuar dhe diskutuar përpara Këshillit Gjykues dhe është anuluar. Lënda ka qenë në lexim te të gjithë gjykatësit e Këshillit Gjyqësor kompetent.
  • Viti 2019 – Ka pasur ndryshim të përbërjes së Këshillit Gjykues. Lënda disa herë, përsëri është ekspozuar përpara Këshillit Gjykues, ndërkaq për shkak të kompleksistetit të lëndës, ka qenë e nevojshme, me kërkesë të gjykatësve i njëjti që të shqyrtohet nga çdo gjykatës.
  • Nëntor 2020 – Supremja miratoi vendim.

Rasti Naser Eshtrefi

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftuan nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në shëtitoren e Vardarit, në afërsi të Spitalit të Syve, e kanë mbërritur. Aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Familjarët e Eshtrefit vazhdimisht kanë kërkuar që të ulet dënimi, por lënda tani për tani ka ngelur në duart e Vangellovskit.

Lëshimet në procesin gjyqësor 

Paraprakisht, në hulumtimin e Portalb.mk për këtë rast, mbrojtja ka reaguar ndaj gjykimit, pasi që sipas tyre i njëjti ka lëshime. Në vendimin e Gjykatës nuk është dëshmuar aspak motivi i Naserit si dhe pse të kishte dashur të vret Angjelin si dhe as elementi kyç: kush kë ka sulmuar më parë – që do të zbardhte gjithë rastin në favor të Naserit. Mbrojta thotë se Naseri nuk e ka njohur Angjelin, e as ka pas tendencë për ta vrarë, sikur te kishte tendence për ta vrarë do ta kishte sulmuar që në momentin fillestar kur e ka parë.

Pos kësaj, vendimi i Gjykatës thotë që Naseri e ka sulmuar Angjelin dhe ka ikur. Por kjo nuk është e vërtetë sipas mbrojtjes. Avokatët thonë se babai i Angjelit ka pranuar që e ka rrahur Naserin, duke theksuar që vetëm disa herë i ka rënë në shpinë ndërsa nga mënyra si është rrahur duket që i kanë shkaktuar 18 lëndime trupore të vërtetuara nga Instituti për kriminalistikë medicinale. Nga fotot e siguruara nga avokatët shihet se është rrahur dhe ia kanë grisur rrobat si nga para ashtu edhe nga pas.

Vrasja Gjorçe
Vrasja në Gjorçe Petrov, 2014

Nga video incizimi mungojnë segmente me nga disa sekonda, ato janë prerë. Nuk është siguruar aspak momenti i sulmit edhe pse kamera kap edhe atë pjesë, me qëllim sepse sipas avokatëve, vërteton se Naseri nuk ka sulmuar i pari dhe që e ka kryer aktin në mbrojtje. Është prerë dhe momenti kur babai i Angjelit merr shkopin e bejsbollit nga vetura.

Sipas avokatëve, i dyshimtë mbetet fakti që thika që u ther Angjeli dhe druri me të cilin e rrahën Naserin nuk janë askund, dhe asnjëherë nuk u gjendën. Mbeti e pa-përgjigjur pyetja se prej nga ka vërtetuar gjykata se thika është e Naserit? Druri ka qenë shkop bejsbolli i marrë qëllimisht nga babai i Angjelit, gjë që vërteton tentim për hakmarrje, sipas avokatëve. Babai i tij e ka kthyer sërish në veturën e kaltër shkopin e bejsbollit dhe e ka mbështjellë me bluzë, kjo duket në video. Nëse gjendeshin armët e sulmit atëherë rasti do të merrte kahje tjetër- do të duhej të quhej rast klasik i vetëmbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Sipas avokatëve, i dyshimtë mbetet fakti që thika që u ther Angjeli dhe druri me të cilin e rrahën Naserin nuk janë askund, dhe asnjëherë nuk u gjendën. Mbeti e pa-përgjigjur pyetja se prej nga ka vërtetuar gjykata se thika është e Naserit? Druri ka qenë shkop bejsbolli i marrë qëllimisht nga babai i Angjelit, gjë që vërteton tentim për hakmarrje, sipas avokatëve. Babai i tij e ka kthyer sërish në veturën e kaltër shkopin e bejsbollit dhe e ka mbështjellë me bluzë, kjo duket në video. Nëse gjendeshin armët e sulmit atëherë rasti do të merrte kahje tjetër- do të duhej të quhej rast klasik i vetëmbrojtjes, transmeton Portalb.mk

Në gjykatë babai i Angjelit kishte thënë se ai me të birin kishin shkuar ta kërkojnë biçikletën dhe këtë Gjykata e ka marrë si motiv të vlefshëm. Por, avokatët thonë se motivi i babait dhe të ndjerit absolutisht nuk ka qenë ta kthejnë biçikletën e vjerdhur sepse biçikleta- gjë që e konfirmon edhe policia, nuk ka dalë as nga oborri i shtëpisë. Naseri e ka prekur dhe e ka lënë aty. Babai dhe Angjeli e kanë parë që është aty, megjithatë janë bërë gati duke marrë armë të ftohta dhe kanë shkuar e kanë pritur atë përballë Spitalit, që shihet edhe në kamerën e sigurisë.

Sipas avokatëve, duke e konfirmuar edhe gjyshi i Naserit, gjykatësi Ilija Trpkov ka dalë disa herë nga salla për të folur në telefon në momentet kur duhej të silleshe vendimi. Më pas vendimi është sjellë për 10 minuta kohë konsultimi, që le dyshime se ka qenë i përgatitur më herët. Sipas tyre, gjykatësi ka qenë i lidhur me ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Lokalet e shqiptarëve në Gjorçe Petrov
Lokalet e shqiptarëve në Gjorçe Petrov

Vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve dhe askush s’u dënua për veprimet e tilla.

Shkrimet e Portalb.mk në mënyrë kronologjike, për rastin në fjalë:

  1. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  2. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  3. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  4. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  5. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  6. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  7. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  8. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  9. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  10. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  11. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  12. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  13. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  14. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  15. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button