Osmani: Fqinjët tanë të jenë motori, e jo frenuesit e procesit tonë eurointegrues

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani i ka bërë thirrje sot Bashkimit Evropian që të njeh momentin në procesin e integrimeve dhe të hapen negociatat qasëse gjatë këtij viti. Ndërkohë, ai porositi se vendet fqinje duhet të jenë motor dhe jo frenues të procesit të eurointegrimeve, transmeton Portalb.mk.

Osmani këto komente i bëri gjatë fjalimit të tij në panelin kushtuar procesit të aderimit në BE dhe transformimit politik, ekonomik dhe social në rajon, ku foli edhe për përpjekjet e vendit tonë në procesin eurointegrues, si dhe pritjet për miratimin në kohë të kornizës negociuese, të udhëhequr nga parimet e metodologjisë së re në procesin negociues.

“Ftoj miqtë tanë evropian që ta njohin momentumin dhe të mos lëshojnë shansin që të finalizohet fundi i vitit mrekullueshëm, ashtu sikur filloi. Dëshiroj fqinjët tanë të jenë motor dhe jo frenues të procesit tonë eurointegrues dhe së bashku t’i gëzojmë përfitimet nga transformimi politik, ekonomik dhe social i rajonit”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se, vendet e Ballkanit Perëndimorë i takojnë BE-së dhe ardhmërinë e tyre e shohin si anëtare të Unionit.

“Vendet e Ballkanit, i takojnë familjes evropiane – gjeografikisht, historikisht, në aspekt kulturor dhe të vlerave, dhe ardhmërinë e tyre e shohin si pjesë e Bashkimit Evropian. Perspektiva për anëtarësim në BE është faktor mobilizues për zbatim të suksesshëm të reformave dhe ballafaqim me sfidat me të cilat përballet”, tha Osmani.

Ky panel me temë “Ballkanit Perëndimor pas vitit 2020- veprime dhe vendime në kohë të pandemisë”, u organizuar nga Forumi Liberal Evropian, i mbështetur nga Fondacioni për integrim liberal i ko-financuar nga Parlamenti Evropian. Konferencën e hapi dhe e moderoi deputeti i Parlamentit Evropian, İlhan Küçük, ndërkaq prezantim kishte edhe Komesari Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Olivér Várhelyi.

Komisioni Evropian në korrik të këtij viti publikoi draft kornizës e propozuar të negociatave për Maqedoninë e Veriut. Këshillin i çështjeve të përgjithshme, në takimin e 10 nëntorit, duhet të sjell një vendim për kornizën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë Deri atëherë, të dy palët (BE dhe Maqedonia e Veriut) duhet të përgatisin pozicionet e tyre negociuese në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse Këshilli i jep dritën jeshile Maqedonisë së Veriut më 10 nëntor, konferenca e parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave me BE, mund të pritet të zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Megjithatë, Sofja zyrtare ka paralajmëruar disa herë se momentalisht nuk është në gjendje që të miratojë kornizën, për shkak të kontesteve historike mes dy popujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button