fbpx

Tetovë, Arifi përsëri premtoi se para Vitit të Ri do të ketë autobusë, qytetarët ironizojnë me stacionet pritëse

Me ironi, sarkazëm dhe shaka një pjesë e qytetarëve të Komunës së Tetovës kanë komentuar në rrjetet sociale vendosjen e stacioneve pritëse për transportin publik në Tetovë, marrë parasysh se autobusë ende nuk ka. Këto stacione janë vendosur në disa lokacione të qytetit, duke filluar nga rruga e Universiteteve deri në qendër. Ndërkaq, Teuta Arifi për Portalb.mk premtoi se para Vitit të Ri, do të përfundoje procedura e furnizimit me pesë autobusë, shkruan Portalb.mk.

Disa stacione pritëse janë vendosur në pjesët më të frekuentuara të qytetit, duke filluar nga hyrja e qytetit, qendra (gjykata themelore) e deri te rruga e universiteteve. Këto stacione pritëse qytetarëve të Tetovës i kanë kushtuar gjithsej 2 milion denarë.

Stacionet pritëse për autobusë, Tetovë.
Stacionet pritëse për autobusë, Tetovë.
Stacionet pritëse për autobusë, Tetovë.
Stacionet pritëse për autobusë, Tetovë.

Marrë parasysh faktin se kryetarja e Komunës së Tetovës premtimin për transportin publik në Tetovë e ka nga fushata parazgjedhore e mandatit të parë, gjegjësisht 8 vite më herët, banorët e Tetovës kështu komentuan në rrjetet sociale vendosjen e stacioneve pritëse në Tetovë.

Një prej komentuesve në "Fejsbuk".
Një prej komentuesve në “Fejsbuk”.
Një prej komentuesve në "Fejsbuk".
Një prej komentuesve në “Fejsbuk”.
Një prej komentuesve në "Fejsbuk".
Një prej komentuesve në “Fejsbuk”.

Për këtë, kryetarja Teuta Arifi thotë se stacionet janë vendosur për shkak se qëllimi, siç thotë ajo, është që punët të finalizohen sa më shpejt andaj paralel po kryhen edhe disa punë tjerë në lidhje me vendosjen në funksion të transportit publik në Tetovë.

“Në qoftë se i përfundojmë autobusët dhe nuk e kemi përfunduar këtë proces, kjo do të na vendoste në problem funksionalitetin. Tendenca jonë është që në mënyrë paralele të kryejmë furnizimin e autobusëve, përfundimin e stacioneve pritëse dhe vënien në funksion të ndërmarrjes me qëllim që të gjithë këto të jenë aktiv deri në Vitin e Ri” tha ajo.

Arifi thotë se deri para Vitit të Ri, do të finalizohet krejtësisht procedura për furnizim me autobusë në Tetovë. Ndërkaq, me datë 13 nëntor është hapja e ofertave ku edhe do të zgjidhet kompania e cila do të furnizoje Tetovën me autobusë.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

“Ne jemi në procedurë të furnizimit, kemi pasur procedurë e cila është ripërsëritur pas vlerësimeve të komisioneve dhe këshilltarëve të bankës botërore, ne vlerësojmë që deri në vitin e ri, para vitit të ri do të mbaroje i gjithë procesi i furnizimit, në ndërkohë është duke u realizuar edhe vënia komplete në funksion e ndërmarrjes së transportit publik e cila më pas do të menaxhoje me procesin e funksionimit të këtyre autobusëve, është një projekt i cili me ndihmën e bankës botërore dhe me angazhimin e plotë të administratës tonë dhe administratës bankës botërore, do të jetë në të mirë për qytetarët” tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Rikujtojmë se deri në këtë fazë edhe herën e fundit arriti komuna e Tetovës dhe më pas dështoi, me arsyetimin se asnjë nga kompanitë ofertuese nuk i kishte plotësuar kushtet për të fituar tenderin përkatës.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar. 

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close