fbpx

Mos e dhëntë Zoti të vjetërsohen lëndët në RMV për shkak KOVID-19, nuk është problemi te pajisjet për gjykim online, tha Mariçiq

Nuk janë problem pajisjet teknike, nëse vendosim për gjykim online, Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, vlerëson se nuk do të ishte problem sigurimi i pajisjeve teknologjike për gjykim online, nëse do të gjendej zgjidhje përkatëse ligjore që do të funksiononte në praktikë. Ai i ftoi përfaqësuesit e gjyqësorit dhe prokurorisë t’i vazhdojnë diskutimet për gjykimet online me qëllim siç tha ai, mos e dhëntë Zoti të vjetërsohen lëndët, njofton Portalb.mk.

“Nëse merremi vesh mënyra e gjykimit do të jetë online, sipas kritereve të caktuara që i plotësojnë parimet e gjykimit korrekt, gjithsesi se ne do ta bëjmë gati dhe do ta dorëzojmë në Kuvend. Pasi do të miratohej në Kuvend, ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka për përforcimin e vazhdueshëm, në kuptimin e, teknologjisë informatike dhe pajisjeve në gjykata. Jemi të gatshëm që të ndihmojmë edhe më shumë, nëse vendosim për online gjykim, që kërkon pajisje shtesë. Ka edhe një pjesë të fondeve për përforcimin e kapaciteteve teknike dhe institucionale të gjyqësorit. Ajo nuk do të ishte problem nëse do të gjejmë zgjidhje përkatëse që do të funksiononte në praktikë dhe të cilën do të mundemi ta përligjim”, tha Mariçiq në pyetjen e gazetarit të Portalb.mk, në lidhje me ankesën e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev se një prej pengesave për gjykim online është edhe mungesa e pajisjeve teknike.

Mariçiq, i ftoi palët që të diskutojnë për këtë, që të gjendet zgjidhje përkatëse që do të funksiononte në praktikë, me qëllim që të mos ngecin proceset gjyqësore, apo të mos vjetërsohen.

“Kjo është çështje që është e komplikuar që kërkon diskutim nga të gjithë faktorët e aktorët. Një ministër, apo vetëm qeveria nuk mundet ta zgjidh këtë problem, pasi që çfarëdo zgjidhje ligjore që të bëjmë, prapë gjyqësori e prokuroria duhet t’i zbatojnë. Për atë, më mirë ai diskutim të vazhdojë dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkëta, që do të funksionojnë në praktikë dhe që nuk do të lejojë që të ketë ngecje shumë të madhe në çfarëdo lëndë. Ne me ato ngecje me vite të tëra jemi përballur si shtet dhe si gjyqësor. I ftoj edhe publikisht të gjithë përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë, me të cilët deri më tani kemi diskutuar për këto çështje, por edhe shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që bashkë të gjejmë zgjidhje që të mos ngecin, vonesa, ngecje apo mos e dhëntë Zoti vjetërsim të lëndëve”, shtoi Mariçiq.

Ideja për gjykim online u hodh në opinion pasi që shumë gjykime filluan të anuloheshin pasi që, disa prej palëve të përfshira në proces ishin infektuar me KOVID-19, apo kishin qenë të detyruar në mbylleshin në izolim për shkak të kontakteve me të infektuar.

Zvarritja e proceseve gjyqësore, mund të çojë edhe deri në vjetërsimin e lëndëve dhe kryerësit eventual të veprave penale të mos përgjigjen përpara ligjit. Kjo më tepër theksohet duke e pasur parasysh që shumë lëndë të ish Prokurorisë Speciale janë zvarritur me vite të tëra, me arsyetime banale me qëllim që të vjetërsohet lënda.

Për zvarritjen/vjetërsimin e lëndëve, po punon edhe Këshilli Gjyqësor i cili i ka angazhuar kryetarët e gjykatave që të kontrollojë se kush dhe pse ka lejuar të vjetërsohen lëndë të caktuara. Për shkak KOVID-19, Këshilli Gjyqësor e anuloi konferencën, në të cilën do të duhej që të ftohen të gjithë krerët e gjykatave për të diskutuar për këtë çështje.

Reformat në pushtetin gjyqësor vazhdojnë të jenë pika e zezë e  të gjitha pushteteve të deritanishme, të cilat nuk arritën që ta ndajnë nga ndikimet politike. Pandemia e virusit korona i la në hije këto reforma, të cilat përveç se janë të rëndësishme për vetë funksionimin e shtetit ligjor, janë dhe kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close