Franca do t’i kthejë pasuritë kulturore dhe objektet artistike që ua morën afrikanëve gjatë kolonizimit

Senati në Francë diskutoi projektligjin lidhur me rikthimin e pasurive kulturore dhe objekteve artistike që u përkasin afrikanëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në senat u miratua unanimisht projektligji lidhur me rikthimin e pasurive kulturore që i përkasin Senegalit dhe Beninit. Në anën tjetër bëhet e ditur se titulli “rikthim” i projektligjit u ndryshua në “kthim”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në mars të vitit 2018 njoftoi rikthimin e objekteve historike me origjinë nga Afrika të mbetura që nga periudha koloniale dhe se fillimisht do të sigurohej rikthimi i 28 objekteve të rrëmbyera nga Benini. Në janar të këtij viti, Beninit iu rikthyen 28 objekte nga periudha e mbretërive Abomey të cilat ndodheshin në koleksione private në Evropë.

Edhe ish-kryeministri francez, Edouard Philippe, gjatë një vizite për të marrë pjesë në Forumin e Paqes dhe Sigurisë në nëntor të vitit 2019 në kryeqytetin Dakar të Senegalit, i riktheu presidentit të Senegalit, Macky Sall, shpatën historike të El Hadj Omar Tall, një prej liderëve kryesorë fetar të vendit.

– Në Francë ndodhen rreth 90 mijë objekte historike që i përkasin Afrikës 

Franca ka rreth 90 mijë objekte historike që i përkasin Afrikës Sub-Sahariane, 46 mijë prej të cilave janë marrë mes viteve 1885-1960.

Një pjesë e madhe e objekteve ekspozohen në muzetë e shumë qyteteve në vend, kryesisht në kryeqytetin Paris.

Me aktivitetet e saj koloniale që filloi në vitin 1524, Franca vendosi dominim në më shumë se 20 vende në perëndim dhe veri të Afrikës dhe 35 për qind e kontinentit qëndroi nën kontrollin e francezëve për 300 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button