fbpx

Zaharieva: Momentalisht Bullgaria nuk mund të pajtohet me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar se momentalisht Bullgaria nuk mundet të pajtohet për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ajo ka deklaruar për televizionin bullgar BTV se, Bullgaria i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së, por mbështetja bullgare për Maqedoninë e Veriut “nuk ka qenë asnjëherë e pakushtëzuar”, transmeton Portalb.mk.

“Ka një marrëveshje për miqësi dhe fqinjësi të mirë, e cila u nënshkrua në vitin 2017, por dispozitat nuk zbatohen. Në Shkup po tentojnë t’i shmangen asaj. Në muajt e fundit, Bullgari ka paralajmëruar disa herë se është e mundur të mos e miratojë konferencën apo kornizën negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, deklaroi Zaharieva.

E pyetur nëse është e mundur që të ndryshohet qëndrimi i Bullgarisë rreth fillimit të negociatave nën presionin e jashtëm, Zaharieva u shpreh kategorike se “ajo nuk do të ndodhë” dhe se Qeveria bullgare është e unifikuar rreth çështjeve për Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka shtuar se nevojitet vullnet i mirë për zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, duke theksuar se mosnjohja e të vërtetës historike çon drejt problemeve mjaft serioze në raportet mes dy vendeve.

“Edhe përkrah spekulimeve, ne nuk kemi asnjë pretendim rreth asaj se si do të përcaktohen qytetarët e saj dhe gjuha e tyre. Marrëveshja parasheh se kemi histori të përbashkët. Bullgaria ka histori të përbashkët edhe me vende si Greqia dhe Turqia, por ajo dallon nga historia e përbashkët me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Zaharieva.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close