RMV, hetim për katër persona të dyshuar nga KShZ-ja dhe drejtori i operatorit për softuerin që ra ditën e zgjedhjeve

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi se pas dëshmive të mbledhura për furnizimin publik të softuerit, ka dhënë urdhër për procedurë hetimore kundër katër personave nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje, si dhe për drejtorin e operatorit privat, njofton Portalb.mk.

“Pas kryerjes së një procedure të përgjithshme para hetimore, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale ‘Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lëshoi ​​urdhër për kryerjen e një procedure hetimi kundër katër anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe një drejtori operativ person juridik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ky hetimi është hapur për shkak se më 15 korrik, ditën e zgjedhjeve ueb-faqja e KSHZ-së që duhej t’i shfaqte rezultatet  e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk funksiononte.

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Prokurori Publik në Shkup propozoi që personave në fjalë t’u merren pasaportat, t’u ndalohet dalja nga vendbanimi dhe të dyshuarit të paraqiten kohë pas kohe në gjykatë.

“Gjatë periudhës prej muajit shkurt deri në shtator të këtij viti, të dyshuarit si anëtarë të Komisioni për furnizimi publike dhe i dyshuari drejtor dhe pronar i personit juridik, me moskryerjen e detyrave zyrtare gjatë zbatimit të procedurës për furnizim publik i kanë shkelur Ligjin për furnizime publike me atë se nuk kanë vërtetuar se operatori ekonomik nuk i përmbush kushtet dhe nuk kanë zbatuar procedurë të rregullt për evoluim të ofertave të parashtruara në procedurën për furnizim publik”, thonë nga Prokuroria Publike.

Veprimet e kryera, njoftojnë nga Prokuroria, u kanë mundësuar personave juridikë që të fitojnë pasuri të paligjshme në vlerë prej 899,999 denarë, si dhe në vlerë prej 349,500,00 denarë.

Nga PTHP theksojnë se përgatitja e specifikimit teknik për furnizimin publik është bërë në konsultime me pjesëmarrës në procedurë, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike.

Byroja për prokurime publike (BPP) kishte dhënë përgjigje negative ndaj kërkesës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të blerë softuer për ueb faqen me negociata pa shpallur konkurs, mirëpo pavarësisht kësaj, KSHZ e kishte zbatuar prokurimin në atë mënyrë.

Më 28 korrik, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me ndihmën e Departamentit për krim të organizuar në ministrinë e Brendshme hyri në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve herët në mëngjes për ta konfiskuar dokumentacionin e kontratës së nënshkruar, pas negociatave pa shpallje, me kompaninë kompjuterike që nuk arriti të mirëmbajë dhe të mbajë në funksion ueb faqen e Komisionit në ditën e zgjedhjeve dhe në ditët në vijim.

Për herë të parë që nga viti 2006, që kur KSHZ-ja u digjitalizua, qytetarët nuk mund të ndiqnin numërimin e votave dhe rezultatet e zgjedhjeve, por mund të shihnin të dhëna të tjera nga organi kryesor për zhvillimin e procesit zgjedhor, sepse ueb faqja u ra atë natë menjëherë posa u mbyllën vendvotimet më 15 korrik dhe ishte e jofunksionale disa ditë në vijim.

Prokuroria njoftoi prej atëherë se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, do të hapë një lëndë mbi zhvillimet në KSHZ, në mënyrë që të mos ndikojë më parë në punën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button