RMV, organizoi dy dasma për tre ditë, policia e ndaloi në stacion pronarin e një restoranti në Dobërdoll

Pronari i një objekti hotelierik në fshatin Dobërdoll në Gostivar, u ndalua mbrëmë vonë në stacionin policor të Gostivarit, pasi gjatë kontrollit, në lokalin e tij u zbulua se po organizohej dasmë, njofton Portalb.mk.

Nga policia konfirmuan se pas marrjes së një raporti ishte kryer një kontroll emergjent. Pretendimet u konfirmuan se një festë familjare ishte organizuar në ndërtesë në orën gjashtë pasdite, pronari u ndalua, pas së cilës mysafirët u larguan nga restoranti.

“Më 04.11.2020 në ora 17.40, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar arrestuan M.I. (32) nga fshati Dobërdoll, Gostivar, pronar i një objekti hotelierik në fshatin Dobërdoll, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mosveprim në përputhje me rregullat e shëndetit gjatë epidemisë”. Pas një raporti të mëparshëm, oficerët e policisë dhe një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Tregut Gostivar kryen një kontroll në objektin hotelierik, i cili më parë ishte mbyllur  dhe në objekt u gjetën disa persona që merrnin pjesë në një aheng familjar.
Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Bëhet fjalë për të njëjtin pronar lokali, të cilit tre ditë më parë policia i ndërpreu një dasmë tjetër, me 120 mysafirë. Pas kryerjes së inspektimit, deklaruan atëherë nga policia, objekti ishte mbyllur.

“Dje (1 nëntor) në orën 18:50 minuta  në Njësinë e Policisë- Galatë, është raportuar se në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, pronë e 33-vjeçarit M.I. nga ky fshat, është organizuar një aheng dasme M.I. (55) nga Vrapçishtu i Gostivarit, në të cilën kanë qenë prezent rreth 120 të ftuar. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, është kryer inspektim kurse  objekti është mbyll”. thuhej në kumtesën e MPB-së.

Muajin që lam pas Inspektorati i Tregut dhe Ministria e Brendshme kanë ndërprerë dy ahengje të tjera, njëri në fshatin Gllumovë ku të pranishëm kan qenë 250 mysafirë dhe një në Haraçinë ku kanë gjetur rreth 200 persona pjesëmarrës në dasmë.

Dasmat si dhe tubimet të tjera janë të ndaluara për shkak të përhapjes së korona virusit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me korona virus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 35,097, numri i pacientëve të shëruar është 22,024, numri i vdekjeve është 1071, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 12002.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button