Biden e la mbrapa Trumpin me vota elektorale, vazhdon numërimi, tensione në Miçigan e Arizona

Vazhdon të jetë situata dramatike në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi që ende nuk ka përfunduar numërimi i votave. Biden i është afruar fitores, pasi që i ka fituar shtetet Miçigan dhe Uiskonsin, të cilat në zgjedhjet e fundit i kishte fituar Trump. Votat elektorale të Bidenit kanë arritur në 253, ndërkaq Trump ka mbetur me 214. Për t’i fituar zgjedhjet, Bidenit i duhen edhe 17 vota elektorale, njofton Portalb.mk.

Vazhdon gara e ashpër në shtetet ku vazhdon numërimi, gjegjësisht në Pensilvani, Karolinë të Veriut, Xhorxhia, Nevada, Arizona dhe Alaska. Biden është pranë fitores pasi që nëse i fiton shtetet Arizona dhe Nevada të cilat së bashku kanë 17 vota elektorale, mund t’i arrijë 270 votat e nevojshme për t’u bërë president. Por ende asgjë s’ka përfunduar, fituesi do të vendoset në orët apo ditët e ardhshme.

Sipas CNN, Momentalisht Biden ka epërsi ndaj Trumpit në të dyja shtetet, gjegjësisht në Arizona, prej 86% të votave të numëruara Biden ka 50,5% të votave, ndërkaq Trump 48,1%, nga ana tjetër në Nevada, prej 86% të votave të numëruara Biden ka 49,3% të votave, ndërkaq Trump 48,7%.

Nga ana tjetër vazhdon numërimi edhe në dy shtetet ku Trump është duke udhëhequr, në Xhorxhia dhe Pensilavnia – këtu nuk dihet ende fituesi pasi që trendi rritës i Bidenit në këto shtete mund ta përmbys rezultatin.

Në Pensilvanija prej 89% të votave të numërurara, Trump ka 50,7%, ndërkaq Biden 48,1%. Nga ana tjetër, në Xhorxhia nga 95% e votave të numëruara 49,6% ka Trump, ndërkaq 49,1% ka Biden.

Republikanët e Trumpit kanë deklaruar se do të kërkojë rinumërim të votave në disa qarqe të Uiskonsinit, edhe pse ekspertët zgjedhorë thonë se margjina e fitores normalisht është e vështirë për t’u kapërcyer në rinumërim.

Fushata e e Trumpit, ka nisur procese gjyqësore në Miçigen, Pensilvani dhe Xhorxhia, duke kërkuar ndalimin e numërimit të votave dhe qasje më të mirë të vëzhguesve të fushatës.

Paditë u ngritën edhe pse nuk ka asnjë provë për keqbërje ose pasaktësi nga ana e zyrtarëve zgjedhor.

Dhjetëra mbështetës të zemëruar të Trumpit shkuan te qendrat e numërimit të votave në Miçigen dhe Arizona, ndërsa kundërshtarë të tij dolën në rrugë në disa qytete, duke kërkuar rezultat të plotë.

SHBA, foto AA

Shumë vetë qëndruan jashtë sallës duke shprehur protestën e tyre dhe duke kënduar “Zoti e bekoftë Amerikën”, ndërsa një grup i dytë i sfiduesve republikanë të zgjedhjeve të cilëve u ishte refuzuar hyrja u vendosën në një rreth për t’u lutur dhe brohorisnin “Ndalo votën” dhe “Ndalo numërimin “.

Presidenti republikan Donald Trump e fitoi Miçiganin me një epërsi të lehtë në vitin 2016, por të mbrëmë organizatat kryesore të mediave, parashikuan se demokrati Biden kishte fituar në këtë shtet. Trump e ka bërë të qartë se do të luftojë për ta ndryshuar rezultatin atje.

“Ne e dimë se dhjetra mijëra vota nuk janë numëruar ende” në Detroit, Grand Rapids, Flint, Kalamazoo dhe qytete të tjera, tha Sekretarja e Shtetit, Jocelyn Benson në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes, transmeton VOA.

Ekspertët ligjorë, shkruan VOA thanë se edhe pse mund të ketë kundërshtime ndaj fletëvevotimeve të veçanta apo ndaj procedurave të votimit dhe numërimit, është e paqartë nëse mosmarrëveshje të tilla do të përcaktonin rezultatin përfundimtar.

Republikanët dhe demokratët po mbajnë në gatishmëri një numër të madh avokatësh për t’i përdorur nëse lind nevoja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button