Aerodromi nuk u bë me qendër kulturore

PREMTIM: Ndërtimi i qendrës kulturore për shumë qëllime

BURIMI: Vërtetmatësi

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e qendrës kulturore për shumë qëllime është premtim i parealizuar i kryetarit të Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin. Projekti është pjesë e projekteve kyçe të vendosura në programin e tij parazgjedhor në zgjedhjet lokale 2017-2021, të titulluar si “Jetë në Aerodrom! Për të gjithë!”.

Sipas programit, qëllimi bazë për realizim të këtij investimi do të ishte promovimi i kulturës, vlerave argëtuese-kulturore dhe shkencore.

Investimi do të realizohet me mjete nga buxheti i Komunës dhe nga Qeveria e RMV-së. Qendra do të shndërrohet në shtëpi kulture, institucion i hapur dhe i qasshëm për të gjithë banorët e Komunës Aerodrom, Qyteti i Shkupit dhe më gjerë, që do të realizojë program të pasur financiar nga mjetet e veta, mjetet e Komunës, Qytetit të Shkupit, Ministrisë për Kulturë, si dhe përmes sponsorizimeve, donacioneve vendore dhe fondeve evropaine, shkraun në programin e Marin. 

Premtimi për ndërtimin e qendrës kulturore shumë qëllimore, Marin e ka dhënë edhe më 30.09.2017 gjatë kohës së fushatës parazgjedhore të cilat u mbajtën me 15.10.2020.

Parashikojmë ndërtim të gjimnazit “Kuzman Josifovski – Pitu” dhe qendrën kulturore shumëqëllimore në Komunën Aerodrom. Do të sigurojmë arsim më cilësor dhe kushte përkatëse për përparim kulturor për të gjithë të rinjtë në Aerodorom, deklaroi Marin, transmeton “A1 on”. 

Me 19.10.2019, nga VMRO-DPMNE opozitare në konferencë për shtyp reaguan se kryetari Marin “me siguri e ka harruar premtimin” dhe se nuk ka realizuar një pjesë të madhe të projekteve të premtuara, mes të cilave edhe qendra kulturore me shumë qëllime, transmeton “Kurir“.

Shkolla e re “Dimitar Makedonski”, gjimnazi në Aerodrom, kopsht në Miurin dhe në rr. “Todor Çangov”, instraftrukturë e përmirësuar, parqe të reja dhe gjelbrim, ndërtesë të re komunale, qendër kulturore, gazifikimi, hapësira për parkim, zon të re industriale, ambulancë në lagjen Lisiçe, treg të gjelbrë të mbyllur, rend komunal dhe higjenë në nivel europian, mund të shohim vetëm në letër. Për fat të keq Komuna Aerodom është larg asaj që u premtua…, deklaroi Pane Antovski nga VMRO-DPMNE. 

“Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës Aerodrom me pyetjen, deri ku është ndërtimi i qendës kulturore me shumë qëllime, projekt i premtuan në programin e kryetarit Zllatko Marin. Prej aty na u përgjigjën:

Në territorin e Komunës Aerodrom, më saktë në afërsi të qendrës sportive “Jane Sandanski” së shpejti Qeveria së bashku me Komunën dhe Institucionet e tjera duhet të fillojnë të ndërtojnë Shtëpinë e sporteve me sipërfaqe 25.649 m2, në suaza të të cilës është paraparë qendra kulturore, teatri prej 2.228 m2 me kat përdhesë dhe tre kate. Për këtë projekt kapital është duke u miratuar projekti akritekturor-urbanistik i Qeverisë, i cili ndiqet me miratimin e projektit themelor. 

Duke pasur parasysh një marrëveshje të tillë të Komunës Aerodrom, si dhe afatin e vendosur në programin për realizimin e këtij projekti – 2020, ndërsa ndërtimi i objektit deri më tani (30.10.2020) as nuk ka filluar, mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të komunës Aerodrom për ndërtimin e qendrës kulturore për shumë qëllime, është i parealizuar.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button