Kryeministri Zaev bisedoi me kancelaren Merkel

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut shprehu falënderime deri te kancelarja gjermane për kontributin e presidencës gjermane në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në bisedën telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev shprehu falënderime për angazhimin e madh të presidencës gjermane me BE-në, për kontributin personal të ministrit të punëve të jashtme, Hajko Mass, ministrit për BE-në, Mihail Rot, si dhe për angazhimin personal të kancelares Merkel”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Qeveria raportoi se në bisedë është vlerësuar si interes i dy vendeve që të mbahet konferenca ndërqeveritare në dhjetor.

Kryeministri Zaev vlerësoi se Gjermania ka dhënë kontribut në të ardhmen evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Zaev falënderoi për ndihmë Gjermaninë dhe BE-në, për materialet mjekësore dhe mbrojtëse, si dhe për mbështetjen financiare që e tregoi solidaritetin e BE-së me vendet e rajonit dhe me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, raportoi Qeveria.

Gjithashtu, Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut dje ka zhvilluar bisedë telefonike me Presidentin gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, pas zhvillimit të bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të RMV-së dhe Bullgarisë.

Të dy bashkëbiseduesit shpresojnë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit. Pendarovski falënderoi Presidentin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme gjermane në procesin eurointegrues.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka komentuar takimin në Berlin, mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikola Dimitrov dhe ministrave të Jashtëm  të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharive, duke thënë se takimet e tilla çojnë drejtë përforcimit të besimit dhe përafrimit të pozicioneve.

Gjithashtu, Ambasadori i ri i Francës në Shkup, Cyrille Baumgartner, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale te ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se, vendi i tij do të vazhdojë me mbështetjen parimore në drejtim që Maqedonia e Veriut të realizojë hapin e ardhshëm në rrugën evropiane, për ta mbajtur Konferencën e parë ndërqeveritare dhe formalisht të fillojë negociatat, deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button