RMV, Nesër nuk do të mbahet seanca për rastin “Titanik” për keqpërdorimet zgjedhore, seanca e radhës më 12 nëntor

Gjykata themelore penale në Shkup njoftoi se nesër nuk do të mbahet seanca  e radhës për rastin “Titanik”, për shkak pengesave shëndetësore të dy të akuzuarit, transmeton Portalb.mk.

“Nga Prokuroria e emëruar në lëndën e njohur si ‘Titanik’ e informojmë opinionin se debati i caktuar për 05.11.2020 shtyhet për pengesa shëndetësore te dy të akuzuarit”, raportojnë nga Gjykata themelore penale në lidhje me rastin 7/18.

Gjykata njoftoi se seanca do të vazhdojë më 12 nëntor prej orës 10:00.

Daniella Gruevska, njëra prej donatorëve fiktivë të VMRO-DPMNE-së, më herët ka dëshmuar se në vitin 2011-të është gjendur në listën e donatorëve të VMRO-DPMNE-së, edhe atë se ka paguar 60.000 denarë, përkundër asaj se atëherë ka qenë e papunësuar dhe asnjëherë nuk ka dhuruar para për partinë.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale grupim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button