RMV, drejtorë të ri në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha dhe në Klinikën e Reumatologjisë

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se dr. Suad Zejnel nga Klinika e Pulmologjisë do të jetë drejtor i Institutit të Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha, dr. Bashkim Osmani do të udhëheqë me Klinikën e Reumatologjisë, njofton Portalb.mk.

Zejnel dhe Osmani vijnë në vendet e dr. Arben Llabënishta dhe dr. Filip Guçev.

Deri në fund të javës pritet të emërohen drejtorë edhe në Qendrën e Shëndetit Publik, Klinikën e Kardiologjisë, Toksikologjisë, Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, por edhe Institutit për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Fëmijët në Kozle.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbrëmshme ka shkarkuar dhe emëruar anëtarë nëpër borde udhëheqëse të ndërmarrjeve me pronësi shtetërore, por edhe drejtorë të institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button