fbpx

RMV, për shkak të mungesës së kuorumit, Komisioni për Politikë të Jashtme nuk diskutoi për memorandumin bullgar

Për shkak të mungesës së kuorumit në seancën e sotme, komisioni parlamentar për politikë të jashtme nuk diskutoi për pikën e vetme të rendit të ditës “Vërtetimi i qëndrimit nacional në lidhje me pozicionet e Sofjes zyrtare sa i përket integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, të bazuara në Memorandumin sqarues të miratuar nga ana e Republikës së Bullgarisë”, njofton Portalb.mk.

Kryetari i këtij komisioni, Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, informoi se, deri në fillim të seancës nuk është informuar nga ana e anëtarë të komisionit nga shumica parlamentare se nuk mund të marrin pjesë në komision.

Sipas tij, në seancë ka qenë i ftuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikola Dimitrov.

“Vlerësoj se një sabotim i këtillë dhe shmangie për ardhje në seancë të komisionit, tregon vetëm se ata nuk janë të interesuar të ketë qëndrim nacional në raport me interesat maqedonase në kontestin, i cili është inponuar nga ana e Bullgarisë, përmes memorandumit sqarues”, deklaroi Miloshoski.

Ai tha se në seancën e sotme të komisionit ka pasur për qëllim të propozojë votim të propozim konkludimit – për miratim të rezolutës që do të dënojë memorandumin sqarues nga ana e Bullgarisë, si anakronizëm historik, në kundërshtim me vlerat evropiane dhe pavarësinë e popullit maqedonas si pjesë të bashkësisë të komunitetit kulturor evropian për integrime evropiane.

Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe ë kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close