Pas takimit në Berlin, Zaharieva dhe i gjithë delegacioni bullgar në izolim, Osmani nuk do të izolohet

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva prej sot është në izolim, pasi testi i shpejtë PCR i zëvendësit të saj, Petko Doikov, doli pozitiv, në kuadër të testimit rutinor për covid-19 në MPJ të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Doikov mori pjesë në bisedimet tripalëshe në Berlin si pjesë e delegacionit bullgar.

Siç raportojnë mediat bullgare, të gjithë anëtarët e delegacionit që ishin të hënën në takim në Berlin janë vendosur në izolim.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë, në formë diplomatike, informoi edhe delegacionet e Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Ndërkohë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, kanë thënë se nuk ka nevojë që ministri Osmani të vetëizolohet, për shkak se gjatë takimit janë marrë masat e nevojshme për mbrojtje nga korona virusi.

“Në bisedë me Komisionin për Sëmundje Infektive, u konstatua se organizatorët i kanë marrë të gjitha masat për mbrojtje gjatë takimeve, pjesëmarrësit përdorën të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje, që u konstatua se në asnjë moment nuk kishte ndonjë kontakt të rrezikshëm që do të ishte arsye për izolim”, njoftuan nga kjo ministri.

Zaharieva të hënën realizoi takim në Berlin me zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikola Dimitrov dhe ministrin e Jashtëm  të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button