Pendarovski priti përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor-RYCO, kërkuan mbështetjen e rinisë në RMV

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Në takim, përfaqësuesit e Zyrës e informuan Presidentin Pendarovski për aktivitetet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për projektet e tyre të mëtejshme në mënyrë që të rrisin pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendimmarrjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore, njofton Portalb.mk.

Në këtë drejtim, përfaqësuesit e RYCO-s e informuan Presidentin për rekomandimet e tyre për përmirësimin e situatës me pjesëmarrjen e të rinjve në rajon në kontekstin e pandemisë globale të KOVID-19, si dhe gjendjen e pjesëmarrjes së të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nevoja për të përmirësuar arsimin digjital, mbështetjen dhe kujdesin për shëndetin mendor të të rinjve, inkurajimin e sipërmarrjes, u theksuan si pjesë e sfidave me të cilat përballen të rinjtë, për të cilat është e nevojshme mbështetje më e madhe institucionale.

Presidenti Pendarovski përshëndeti iniciativat e RYCO-s dhe theksoi se është me rëndësi të madhe në kohën e izolimit shoqëror, të rinjtë të vazhdojnë të motivojnë dhe bashkëpunojnë përmes pjesëmarrjes së përbashkët në programe që synojnë bashkëpunimin rajonal dhe krijimin e politikave për t’u marrë me pasojat që rrjedhin nga pandemia.

Në këtë kontekst, presidenti riafirmoi mbështetjen e tij të plotë për përmirësimin e arsimit të përgjithshëm të të rinjve përmes rrjetëzimit të tyre, në mënyrë që të gjendet zgjidhje praktike dhe investuese për sfidat e kohës së re dhe të përgatitje për botën post-kovid. Në takim u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për promovimin e qëllimeve të RYCO-s përmes bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta me Qendrën presidenciale për edukim politik dhe me “MladiHAB – Rinia Digjitale”.

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor u krijua me pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në mënyrë që të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon përmes programeve rinore të shkëmbimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button