Polonia shtyri ndalimin e abortit pas protestave masive

Qeveria e krahut të djathtë në Poloni ka shtyrë zbatimin e një vendimi të diskutueshëm gjyqësor që ndalon abortin pothuajse plotësisht, kjo pas zhvillimi të demonstratave më të mëdha që nga rënia e komunizmit, njofton Portalb.mk.

“Ne kemi një dialog dhe do të ishte mirë që ai të vazhdonte për një kohë për të gjetur një pozicion të ri në këtë situatë, e cila është e vështirë dhe ka shkaktuar emocione të forta,” tha Michal Dvorczyk, shefi i kabinetit të kryeministrit të Polonisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhej në mënyrë shtesë të forcojë ligjet polake anti-abort, të cilat tashmë janë një nga më të rreptat në Evropë. Gjykata vendosi që ndërprerja e shtatzënisë do të ishte e paligjshme edhe në rastet kur fetusi konstatohet se ka defekte serioze dhe të pakthyeshme, gjë që është shkaku më i zakonshëm i abortit në atë vend, shkruan The Guardian.

Vendimi i ri nuk është njoftuar ende, edhe pse afati i fundit ishte dje, por që nuk mundi të hynte në fuqi.

Pas protestave masive kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka bërë thirrje për bisedime me protestuesit dhe deputetët e opozitës, ndërsa presidenti  Andrzej Duda, sugjeroi një propozim të ri, i cili do të lejonte abortin në rastet kur rrezikohet jeta e nënës gjatë lindjes, por jo për në rastet e tilla kur fëmija që është akoma në barkun e nënës diagnostifikohet me sindromin Down.

98% e aborteve të grave në Poloni vinin nga  problemet shëndetësore të fëmijës dhe tashmë me vendimin e ri gratë do të jenë të detyruara të mbajnë fëmijën në bark edhe pse e dinë se  fati i foshnjës do të jetë fatal.

Protestuesit kanë injoruar ndalimin e grupimeve të më shumë se pesë personave, që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit. Më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në rrugët e Varshavës të premten në mbrëmje për të protestuar kundër vendimeve anti-abort. Ata kërkojnë largimin e qeverisë aktuale dhe tërheqjen e këtij vendimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button