RMV, të sëmurët me Kovid-19 të punësuar në institucionet shtetërore do të marrin pagë të plotë gjatë pushimit mjekësor

Qeveria në seancën e mbrëmshme, miratoi konkluzionin që punonjësit të cilët kanë simptoma apo janë të infektuar me KOVID-19 si dhe personat të cilët ndodhen në izolim, por janë pa simptoma dhe është konstatuar se janë pozitiv me korona virus, do të marrin pagë të plotë edhe pse janë në pushim mjekësor, njofton Portalb.mk.

“Në seancë, u rishikua Informacioni në lidhje me rregullimin e pushimit mjekësor të punonjësve të infektuar me KOVID-19 si dhe punonjësve që janë në izolim për të parandaluar infektimin, në bazë të të cilave u soll një përfundim nga ministritë dhe organet e administratës shtetërore për rregullimin e këtyre çështjeve të punonjësve që kanë simptoma ose janë të infektuar me KOVID-19 dhe personave që janë në izolim për të parandaluar përhapjen e infeksionit, por që janë asimptomatikë dhe që është zbuluar se janë të infektuar me KOVID-19, duhet të kërkojnë pushim mjekësor sipas të cilit shuma e kompensimit të pagës për ndërprerje të përkohshme të punës për shkak të KOVID-19 është 100% e bazës së kompensimit të pagës ”, kumtoi Qeveria.

Qeveria miratoi vendimin dhe u rekomandoi organizatave të përcaktuara me ligj, organeve të tjera shtetërore, personave juridikë dhe personave fizikë të cilëve me ligj u është besuar  ushtrimi i autorizimeve publike, si dhe komunave, Qytetit të Shkupit dhe komunave në Qytetin e Shkupit, të veprojnë në mënyrë identike si me të sëmurët me koronavirus, ashtu edhe zyrtarët të cilët kanë vendim për izolim të punësuar nëpër ministri.

Nuk ka asnjë vendim apo propozim për punonjësit në sektorin privat, megjithëse ka shumë raste të kompanive që nuk i pranojnë vendimet për vetë-izolim dhe punënjosve u marrin ditë  nga pushimi vjetor ose nuk ua paguajnë ditët kur ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button