Prishtinë, Prokuroria e Specializuar kryejnë bastisje në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Krasniqi

Në kuadër të një operacioni nga Zyra e Prokurorit të Specializuar apo Gjykata Speciale për krime lufte me seli në Hagë të Holandës, policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës po kryejnë bastisje në shtëpinë ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe në disa lokacione tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi nëpërmjet një kumtese për media se “aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë”.

“Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në kumtesën e ZPS-së, e cila shton se më shumë informacione do të jepen më vonë.

Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pas luftës, si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ai ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai aktualisht është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Nisma dhe nuk kryen ndonjë funksion shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button