RMV, katër nxënës fitues të programit “Shkolla e shekullit 21” për njohuri digjitale, financuar nga Britania

Shkolla fillore “Risto Risteski” nga fshati Kosovrast i Poshtëm fitoi garën online pas kodimit me pajisjen “Micro: bit”. Konkursi u organizua nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si pjesë e programit të “Shkolla e shekullit 21”. Nxënësit Ermira Oruçoska dhe Sead Rustemoski përgatitën projektin e quajtur “Fshesë me korrent Mirina v1.0”, nën mentorimin e mësuesit Risto Kolarovski. Vendin e dytë e fitoi shkolla “Ashim Agushi” nga fshati Ladorisht, Strugë me projektin “Klasifikimi i mbeturinave duke përdorur mikrobit”, ndërsa vendin e tretë e zuri shkolla “Strasho Pinxhur” nga Karbinca, e cila përgatiti projektin “EDHE SMART EDHE SPORT (përdorim i mençur i pajisjeve mençura)”, njofton Portalb.mk.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, duke iu drejtuar pjesëmarrësve të garës, tha se deri më tani 65% e shkollave janë të pajisura me pajisje mikro:bit.

“Nëse kemi sukses pajisjen mikro: bit të vendoset si mësim i  detyrueshëm për të gjithë, në vetë kurrikulën, dhe ta shfrytëzojnë të gjitha shkollat në lëndë të ndryshme, në pajtim me reformën që po përgatitet për konceptin në arsimin fillor, atëherë si vend do të mund të lavdërohemi se ndoshta në 10 vitet e ardhshme do të kemi shumë më tepër popull me shkrim digjital ,” theksoi Carovska.

Garuesit i përshëndeti edhe Ambasadorja Britanike Rejçell Gallovej, duke theksuar se digjitalizimi është një proces në të cilin mësimdhënësit mësojnë së bashku me nxënësit e tyre.

Në fazën e fundit të garës u kualifikuan 9 shkolla fillore nga vendi. Nxënësit dhe mentorët e tyre kishin detyrë të përgatisin projekte që do të ofrojnë zgjidhje për disa probleme të përditshme në mjedisin e tyre. Të gjitha fazat e garës, përfshirë paraqitjen, vlerësimi fillestar i projektit dhe vetë ngjarja, u zhvilluan online.
Për të qenë të suksesshme, përveç aftësive të kodimit, ekipet shkollore i shfrytëzuan edhe aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik. Për t’u kualifikuar me sukses në garë, ata përsosën aftësitë e tyre të prezantimit dhe krijimin e videos.

Programi „Shkolla e shekullit 21” është e financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button