(Video) ‘Dramë’ në Romë, Lazo në finale

Dramë e vërtetë ka ndodhur në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndërmjet Lazios dhe Juventusit. Ishin lacianët ata që në fund siguruan kualifikimin në finale, pasi që në Romë triumfuan 2:1. 

Ndërsa deri në minutën e 90+1 Lazio ishte duke udhëhequr 1:0, në skenë del Vidal i cili barazon rezultatin, por vetëm një minutën me vonë, Floccari arrin të shënojë për t’i siguruar Lazios kualifikimin në finale. 

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana u inkuadrua në lojë në minutën e 86 në vend të Gonzalesit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button