Kovid-19 shtyu Zhan Mone-në, por deputetët vazhdojnë të votojnë duke qenë fizikisht të pranishëm

Në vend të një takimi të ri brenda dialogut “Zhan Mone” (Jean Monnet), Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, dje pati një takim virtual konsultativ me euro deputetët Andreas Shider, Marion Valsman dhe Ilhan Kyçyk. Në takim morën pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare dhe Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Cvetanka Ivanova, transmeton Portalb.mk.

Ky takim konsultativ, siç u njoftua nga Parlamenti, kishte për qëllim të siguronte azhurnim për zbatimin e angazhimeve të ndërmarra gjatë dialogut “Zhan Mone” të Parlamentit me Parlamentin Evropian në Shkurt 2020, si dhe u diskutua rreth klimës së përgjithshme politike dhe përbërjen e forcave parlamentare pas zgjedhjeve të mbajtura më 15 korrik 2020.

Xhaferi ka theksuar që Kuvendi, edhe në këtë mandat, mbetet konsistent në ruajtjen e frymës së dialogut, veçanërisht tani kur klima është kryesisht më pozitive. Kjo do të thotë, se koordinimet mbahen në përbërje të plotë dhe të gjithë koordinatorët kanë mundësi të informohen drejtpërdrejt dhe të kontribuojnë në funksionalitetin e kuvendit.

Kryetari i Parlamentit shprehu kënaqësinë për Raportin pozitiv të Komisionit Evropian, në pjesën për Kuvendin dhe shpjegoi, siç theksohet, domosdoshmërinë e procedurave të shkurtuara të aplikuara në periudhën e mëparshme për të fituar anëtarësim të plotë në NATO dhe hapjen e mundësisë për negociata për negociata aderuese me Komisioni Evropian.

Ai informoi se pandemia me kovid- 19 imponoi vendime të jashtëzakonshme nga Qeveria, duke pasur parasysh se Kuvendi ishte shpërndarë në atë kohë.

Menjëherë pas seancës së parë, tha Xhaferi, është e hapur çështja e mënyrave alternative të punës së Kuvendit, në mënyrë që të ruhet funksionaliteti dhe kompetenca kushtetuese. Tani për tani, tha Xhaferi, Kuvendi mbetet të punojë me prani fizike, për sa kohë që lejojnë kushtet.

Lidhur me dialogun e ardhshëm “Zhan Mone”, i cili nuk mund të organizohet për momentin për shkak të pamundësisë së pranisë fizike, euro deputetët konfirmuan se Parlamenti Evropian është i gatshëm të vazhdojë lehtësimin e procesit sepse konkluzionet e takimit të tretë lanë një trashëgimi të rëndësishme për parlamentin e ri, gjegjësisht propozim për ndryshime në Rregulloren e Procedurave, për reformat e të cilit në aspektet kryesore u pajtuan të gjithë pjesëmarrësit.

Vitin e kaluar takimi i Dialogut “Zhan Mone” përfundoi me konsensus vetëm për çështje teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button