fbpx

Britania rriti shkallën e kërcënimit nga terrorizmi

Niveli i kërcënimit nga terrorizmi në Britani të Madhe është rritur në “kritik”, si masë parandaluese pas sulmeve që kanë ndodhur në Francë dhe Austri, ka thënë ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel, shkruan REL.

Ky ndryshim, që nënkupton se një sulm ka shumë mundësi të ndodhë, vjen një ditë pasi një sulmues në Vjenë, që është identifikuar si xhihadist i dënuar, ka lënë të vdekur katër persona në orët e vona të së hënës.

Franca, në anën tjetër, është përballur me tri sulme në javët e fundit.

“Kjo masë parandaluese është marrë pas shembujve të tmerrshëm që kemi parë në Francë javën e kaluar dhe ato që kemi parë natën e kaluar në Austri”, ka thënë Patel në një deklarim për media.

Ajo ka thënë se publiku nuk duhet të alarmohet dhe se ndryshimi i shkallës së kërcënimit nuk është bazuar në një kërcënim specifik.

Sipas sistemit qeveritar të klasifikimit, niveli i ri nënkupton që është shumë e mundshme që ndonjë sulm të ndodhë.

Niveli i kaluar nënkuptonte që ndonjë sulm i tillë ishte po ashtu i mundshëm.

Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin, autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”.

Policia austriake vrau sulmuesin, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close