Takimi Pendarovski-Shtajnmajer: Pas bisedave ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, shpresojmë për nisje të bisedimeve sivjet

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar bisedë telefonikë me Presidentin gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, pas zhvillimit të bisedimeve sot ndërmjet përfaqësuesve të RMV-së dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Të dy bashkëbiseduesit shpresojnë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit. Pendarovski falënderoi Presidentin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme gjermane në procesin eurointegrues.

“Presidenti Pendarovski theksoi që pret deri në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, me çka nënkuptohet edhe fillim zyrtar i bisedimeve të RMV-së me BE-në”, raportojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Presidenca vlerësoi se një gjë e tillë do të jetë motiv për reforma në gjyqësor dhe zhvillim socio-ekonomik.

“Presidenti Shtajnmajer theksoi se pas bisedave konstruktive gjatë ditës së sotme ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë së RMV-së dhe Bullgarisë në Berlin, shpreson se në kuadër të presidencës gjermane, deri në fund të vitit, zyrtarisht do të fillojnë bisedimet e BE-së me shtetet tona”, raportojnë nga presidenca.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Berlin, mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikola Dimitrov dhe ministrave të Jashtëm  të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharive, duke thënë se takimet e tilla çojnë drejtë përforcimit të besimit dhe përafrimit të pozicioneve.

Nga Qeveria kanë shtuar se e respektojnë dhe janë të përkushtuar në marrëveshjen e vitit 2017, e cila ofron kornizë dhe instrumente për menaxhim të çështjeve bilaterale. Ata po ashtu, kanë shprehur bindjen se çështjet e historisë që janë pjesë e historisë së përbashkët mund të zgjidhen nëpërmjet Komisionit për çështje të historisë dhe arsimit.

Gjithashtu, Ambasadori i ri i Francës në Shkup, Cyrille Baumgartner, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale te ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se, vendi i tij do të vazhdojë me mbështetjen parimore në drejtim që Maqedonia e Veriut të realizojë hapin e ardhshëm në rrugën evropiane, për ta mbajtur Konferencën e parë ndërqeveritare dhe formalisht të fillojë negociatat, deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button