Zaev: Qeveria e pranoi iniciativën që dita e diel të shpallet ditë jopune

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar se Qeveria e ka pranuar iniciativën që dita e diel të shpallet di të jopune dhe e njëjta të bëhet me ligj, njofton Portalb.mk.

“E kemi obliguar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që në afat prej 15 ditëve të dorëzojnë zgjidhje ligjore për këtë”, shkruan Zaev.

Ai thotë se kjo iniciativë bëhet për interesin e qytetarëve.

“Kjo zgjidhje është në interes për qytetarët, e diela duhet të jetë ditë e përkushtuar për pushim, ditë për kohë më kualitative për çdo qytetar të cilit ajo i duhet, ditë për familjen, ditë për veten”, shkruan Zaev.

Përndryshe, iniciativa e këtillë është përfolur që prej janarit të këtij viti, pasi që hulumtimet për të drejtat e punëtorëve kanë treguar se në Maqedoninë e Veriut punojnë jashtë orarit të punës.

Hulumtimi i shoqatës civile “Gllasen Tekstilec”, në të cilin janë përfshirë 870 të anketuar, tregon se 70% e tyre punojnë jashtë orarit të punës, 59,3% punojnë mbi 50 orë në javë, a vetëm 11,3% janë deklaruar se nuk punojnë gjatë festave dhe vikendeve.

Kërkesë që të shpallet dita e diel ditë jopune për të gjithë punëtorët ka pasur edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Analizat dhe shembujt tregojnë se punëtori do të jetë më produktiv, do të ketë më shumë kohë për familjen, për pushim dhe avancim profesional. Obligimet e punës mund të kryhen gjatë javës, a njëkohësisht të mos ketë pasoja as biznesi e as punëtori dhe qytetarët”, kane deklaruar nga LSM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button