ISHP e RMV-së: 70,1% më shumë raste pozitive me KOVID-19 në krahasim me javën e kaluar, vdekshmëria u rrit për 4,8%

Ministria e Shëndetësisë Informon se në pajtueshmëri me raportin e Institut të Shëndetit Publik i cili ka të bëj me periudhën prej 26 tetor deri më 1 nëntor, janë testuar gjithsej 17.299 materiale në laboratorët në të cilat zbatohet testim molekular për praninë e SARS-CoV-2, që paraqet rritje prej 23,6% në krahasim me javën e kaluar, njofton Portalb.mk.

Janë regjistruar 5.800 raste të reja prej 35 qyteteve në shtet, është rritur për 70,1% krahasuar me javën paraprake. Pjesa më e madhe e të infektuarve edhe më tej janë prej Shkupit (n=2.690; 46,4%), ku është shënuar rritje më e lartë e incidencës javore – 433,5/100.000.

“Në periudhën e theksuar, përqindja e rasteve pozitive prej personave të testuar është 33,5%. Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha 30-39 (n=1.283, 22,1%). Pjesë e madhe e të infektuarve është shënuar edhe te grupmosha mbi 69-vjeç (n=1.056; 18,2%) dhe 20-29 (n=866; 14,9%). Numër më i vogël është shënuar te fëmijët prej 0 deri në 9-vjeç (n=94; 1,6%) dhe 10-19-vjeç (n=243; 4,2%)”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Sipas gjinisë, janë paraqitur 2.793 raste (48,2%) prej gjinisë femërore dhe 3.007 (51,8%) prej gjinisë mashkullore. Pas marrjes së dy testeve negative të KOVID-19 ose përdorimit të algoritmit të ri, si të shëruar evidentohen 2.262 persona të cilët paraprakisht kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, 696 më shumë në krahasim me javën e kaluar.

“Janë paraqitur 88 raste të vdekjes prej 21 qyteteve, ka rritje prej 4,8% në krahasim me javën e kaluar. Prej tyre, 70 persona kanë qenë mbi 60-vjeç, 12 në moshë 50-59-vjeç, 4 në moshë 40-49-vjeç dhe nga një rast në moshë prej 30-39 dhe 20-29-vjeç. Prej rasteve të vdekjes, epidemiologjikisht janë hulumtuar 81 raste ose 92%”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button