Ambasadori francez në Shkup: Franca do të vazhdojë mbështetjen për mbajtjen e Konferencë së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit

Ambasadori i ri i Francës në Shkup, Cyrille Baumgartner, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale te ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se, vendi i tij do të vazhdojë me mbështetjen parimore në drejtim që Maqedonia e Veriut të realizojë hapin e ardhshëm në rrugën evropiane, për ta mbajtur Konferencën e parë ndërqeveritare dhe formalisht të fillojë negociatat, deri në fund të vitit, transmeton Portalb.mk. 

Baumgartner shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin bilateral dhe gatishmërinë të japë kontribut në thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve dhe popujve.

Ndërkohë, ministri Osmani, në kontekst të dinamikës së perspektivës evropiane të rajonit, iu falënderua ambasadorit për mbështetjen dhe ekspertizën të cilën Maqedonia e Veriut e pranon nga Republika Franceze, si njëra prej shtyllave të Bashkimit Evropian.

“Gjendemi në moment të rëndësishëm kur në kuadër të BE-së miratohet Korniza negociuese në përputhje me metodologjinë e re, ku presim mbështetjen e plotë të Francës. Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimi i negociatave do të jetë sukses i përbashkët edhe i Evropës dhe rajonit”, theksoi Osmani.

Në kuadër të bisedës, ministri përshëndeti prezencën e ardhshme të përforcuar franceze përmes aktiviteteve të Agjencisë franceze për zhvillim, me çka do të krijohen mundësi për bashkëpunim më të afërt ekonomik dhe financiar në mes dy shteteve, si dhe përforcim të bashkëpunimit edhe në kuadër të Frankofonisë, si angazhim i përbashkët i rëndësishëm në promovimin ndërkombëtarë dhe zgjerimin e gjuhës frënge dhe vlerave të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button